VIDEO/ U arrestua nga SPAK, Tushe: Më lironi, vuaj nga diabeti dhe zemra

VIDEO/ U arrestua nga SPAK, Tushe: Më lironi, vuaj nga diabeti dhe zemra

10:35, 21/07/2021
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i arrestuar për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat, i është drejtuar sërish Gjykatës së Apelit për të kërkuar lirinë, kësaj here me pretendimin se vuan nga disa sëmundje dhe e ka të pamundur të qëndrojë në qeli.

Sipas avokatit, i cili ka paraqitur pretendimet e Tushes, ai vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akte, alergji ndaj disa ushqimeve si dhe problemet me mushkërinë.

Po ashtu Tushe pranon edhe një masë garancie pasurore për të mos qëndruar në qeli.

"Z. Tushe vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute, nga mushkëria si dhe është alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. Problemet shëndetësore të tij provohen nga  të dhënat e pasqyruara në dokumentat e poshtëshënuara:

"Ne çmojnë se masa e sigurimit “Garanci pasurore” (në një shumë të arsyeshme të caktuar nga Gjykata), ose “Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore” do të ishin masa sigurimi të përshtatshme", thuhet në argumentinin e palës mbrojtëse të Fatos Tushes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

bledi21/07/2021 11:44

po per te vjedhur nuk jane semure keto??

Shto koment

Denonco