‘Zoja e Këshillit të Mirë’, Meta pret Padre Jerom Mih: Kontribut për shendetin publik

‘Zoja e Këshillit të Mirë’, Meta pret Padre Jerom Mih: Kontribut për shendetin publik

10:12, 21/07/2021
A+ Aa A-

Presidenti I Republikës Ilir Meta ka publikura në faqene  tij ne facebok nje shenim për takimin që ai ka zhvillura me përfaqësues të fondacionit "Zoja e Këshillit të Mirë".

Ja postimi i plotë:

Ishte një kënaqësi e veçantë të prisja, me rastin e fillimit të misionit të tij në krye të Fondacionit "Zoja e Këshillit të Mirë", Padre Jerom Mih, si dhe Rektorin e Universitetit Prof. Bruno Giardina, Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Prof. Giovani Arcudi, okulistin e njohur italian Prof. Mario Giuliano, si dhe Prof. Tritan Shehun.

Fondacioni "Zoja e Këshillit të Mirë", ka një kontribut shumëvjeçar të jashtëzakonshëm në fushën e shëndetit publik, të arsimit dhe kërkimit shkencor.

Kam patur privilegjin dhe kënaqësinë të vendos gurin e themelit në spitalin e ri modern të Fondacionit, që do të përurohet së shpejti.

E urova Presidentin Padre Jerom Mih, për fillimin e misionit të tij në Shqipëri duke shprehur bindjen time se gjatë misionit të tij, kontributi i Fondacionit "Zoja e Këshillit të Mirë" në forcimin e shërbimeve shëndetësore dhe zgjerimi i veprimtarisë universitare dhe akademike në fushën e mjekësisë do të shënojë arritje të larta dhe të suksesshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco