Fier, deputeti i PS: Financat dhe institucionet janë në duart e krimit

Fier, deputeti i PS: Financat dhe institucionet janë në duart e krimit

11:14, 16/07/2021
A+ Aa A-

Petro Koçi, eksponent i lartë i Partisë Socialiste, ish-zëvendës minstër i Mbrojtjes i zgjedhur së fundmi deputet, ka lëshuar ditën e sotme një thirrje “të çuditshme” për SPAK.
Koçi kërkon nga Prokuroria e Posaçme që të hedhë sytë nga Fieri, pasi aty trafikantë të drogës në bashkëpunim me titullarë institucionesh po fitojnë tendera publik dhe kanë mare në duar institucionet.

Petro Koçi e thotë hapur se duar e krimit janë shtrirë mbi financat publike dhe gjithçka tjetër. Situata që paraqet ai për Fierin, përngjason me ato qytete meksikane ku kartelet e drogës kanë pushtetin e plotë dhe kontrollojnë zyrtarët, financat dhe çdo gjë tjetër.

Prej kohësh brenda radhëve të PS-së ka nisur një luftë klanesh dhe kjo si duket ka dalë “mbi tokë” në bashkinë e Fierit, e cila drejtohet prej disa mandatesh nga Armando Subashi, mbi të cilin duket se rëndojnë “larg e larg”, akuzat e Petro Koçit.

Nga ana tjetër ky denoncim i fortë, ka shumë pak gjasa të jetë bërë pa viston e Edi Ramës i cili si duket ka informacion se SPAK do të godasë edhe në institucionet vendore të Fierit.

“Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi, po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit, kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji.
Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier, ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. 
Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës, tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.
Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh, ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet, si edhe nëpërmjet eleminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit, duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit.
Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. 
Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë ti nënshtrohet botës së krimit të organizuar”,
shkruan në denoncimin e tij Petro Koçi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari16/07/2021 11:54

Bravo Petro Koqi. Por je shume von, si kofini pas te vjelit. Madje me urdher te Edvinit duhet te jesh inspiruar. Kujton edvini se do ti shpetoje lakut te drejtesise. Jo kesaj drejtesie, asaj te nesermes qe do te doje pak kohe. E sigurte qe edvini dhe shpura e tij vendin prapa hekurave e kane.

Shto koment

Denonco