VIDEO/ SPAK kërkoi pushimin e çështjes ndaj Eduart Kaprit, gjykata vendosi ndryshe

VIDEO/ SPAK kërkoi pushimin e çështjes ndaj Eduart Kaprit, gjykata vendosi ndryshe

15:36, 15/07/2021
A+ Aa A-

Para se ta merrte të pandehur dhe dërguar në gjyq për akuzën e shkeljes së barazisë në tender ish-kreun e bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, SPAK ka kërkuar në Gjykatë pushimin e hetimit ndaj tij me pretendimin e fakti penal nuk ekziston. Por Gjykata e Posaçme ka vlerësuar dhe urdhëruar më tej SPAK të çojë në gjykim Kaprin dhe 5 zyrtarë të tjerë.

Nga SYRI TV

Dërgimi në gjyq i ish-drejtuesit të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri dhe ish-zyrtarëve të tjerë u pa si një goditje e radhës nga SPAK, por një dokument i siguruar nga SYRI TV tregon se kjo prokurori kishte çuar çështjen për pushim të hetimeve në Gjykatën e Posaçme.

Ka qenë kjo e fundit që i kërkoi SPAK, duke e urdhëruar të ngrejë akuzën e ‘Shkeljes së barazisë në tender’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ për Kaprin.

Si dhe ‘Shpërdorim detyre’ për dy ish zyrtarët që sipas hetimeve kanë bllokuar dy institucione arsimore dy ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit.

SPAK argumentonte në kërkesën për pushim të hetimeve se fakti penal nuk ekziston, por Gjykata vlerësoi të kundërtën duke detyruar Prokurorinë të ec para me ngritje akuze.

Pas vendimit të Gjykatës, SPAK ngriti akuzat dhe dërgoi më gjykim çështjen për akuzat, duke argumentuar se Kapri dhe 3 anëtarë të KVO kanë shkelur barazinë në një tender të 2017 për dru zjarri me fond limit 9.2 milionë lekë.

Në gjyq kanë shkuar edhe dy ish-zyrtarët Safet dhe Gurali Blaceri pjesë e Zyrës së Arsimit për shpërdorim detyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco