VIDEO- KAFE SHQETO/ Si po i përzë Qeveria turistët e huaj nga Vlora

VIDEO- KAFE SHQETO/ Si po i përzë Qeveria turistët e huaj nga Vlora

12:00, 15/07/2021
A+ Aa A-

Bizneset turistike në Vlorë, sidomos ato që e ushtrojnë veprimtarinë përgjatë shëtitores Lungomare, po përballen natë për nate me persekutimin nga forcat e Policisë, me dy goditje njëra pas tjetrën: E para në orën 22:00, kur urdhërohen të mbyllin muzikën në lokalet ku turistët sapo janë ulur dhe goditja e dytë, në orën 24:00, kur duhet t’i mbyllin ato dhe t’i nxjerrin jashtë klientët, vendas dhe të huaj pa dallim.

Kjo situatë që nga Policia e Shtetit dhe organet vendore konsiderohen respektim i masave anti-Covid marrë nga qeveria, jo vetëm që nuk i bind, por ka shkaktuar indinjatë e revoltë ndër bizneset dhe turistët që mezi kanë pritur të shkojnë në bregdet pas nj viti pandemi.

Standardet e dyfishta në respektimin e së ashtuquajturave masa anti-Covid janë thelbi i irritimit të të dyja palëve.

Ervin Sota, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV nga drejtuesit Dori Daka dhe Flavio Qarri, përshkroi sa me ironi aq dhe me trishtim, situatat qesharake dhe të pakëndshme me të cilat po përballen çdo natë:

“Këtu është një histori e përsëritur natë për natë, - tregoi Sota. - Nuk e di nëse këto ditët e fundit iu ka rënë rasti të kaloni këtej nga Vlora jonë e bukur.

Në orën dhjetë të darkës këtu bëhet gardh policor për pjesën e muzikës dhe në orën 12, akoma më theksuar, gardhi përforcohet për t’i mbyllur lokalet dhe ajo që na djeg më shumë është që duhet t’i ndjekim klientët (t’i përzënë).

Edhe nga ana e Policisë e kuptojmë se edhe ata janë para një presioni të madh, por kjo situatë na ka stresuar jashtëzakonisht shumë.

Jo më larg se mbrëmë, Lungomarja për fat të mirë ishte mbushur me turistë të huaj dhe në momentin që u mbyllën lokalet, ata u detyruan të dilnin përjashta.

Aty më ka bërë përshtypje një grup turistësh që i kishin marrë gotat e margaritës dhe të pijeve në dorë, gota vere kryesisht dhe po dilnin shëtitje nëpër Lungomare!!!

I zoti i lokalit u kishte dhënë gotat me vete dhe i kishte thënë “më falni, po dilni përjashta nga biznesi!!!”

Kjo situatë është e pafalshme në këtë periudhë që ne mezi e presim. Të themi të drejtën dhe realisht e sinqerisht ne gjatë gjithë vitit, derisa vjen sezoni mundohemi me shpirt si e si të kriojmë apo që të bëjmë diçka në Vlorë,  këshillohemi... Unë personalisht dal dhe në rrethe të tjera për të parë çfarë ka atje më shumë që iu ngjit më shumë turistëve në mënyrë që këtu në Vlorë ne të arrijmë maksimunim, t’u plotësojmë të gjitha kushtet e nevojshme.

Neve na kufizon shumë edhe taksimi, por nuk mund të jesh konkurent kur ty të kufizon dhe të detyron taksimi i pashamngshëm. Kështu që na vjen hidhur kur dëgjojmë që turizmi po spostohet drejt Malit të Zi e të mos përmendim shtete të tjera.”

Drejtuesja e emisionit, Dori Daka, kërkoi nga Sota një përgjigje direkte për atë që shihet kudo qartë tashmë kësja vere: “Por ndërkohë shohim që ka dy standarde: ka nga ata që qëndrojnë në sheshe përtej orës policore dhe ka nga ata që polici u shkon që në orën dhjetë me shkop në dorë. Kjo situatë është në të gjithë Bregun, edhe në Sarandë e më gjërë apo vetëm në Vlorë? A mendoni të organizoheni në një përmasë më të madhe, të gjitha bizneset në bregdet, për të mos humbur ato fitime që mund të sigurohen vetëm në këtë moment?"

Sota: "Do të ishte ideale që si puna ime të kishte me qindra e me mijëra në mynyrën dhe kuptimin që njeriu sot në vitin 2021 duhet të jetë i lirë dhe i qetë, i pandikueshëm dhe i pakompleksueshëm nga asnjë lloj…nuk di as si ta shpjegoj. Se jemi koshientë që njerëzit këtu e kanë atë ndjenjën “bobo çfarë do të ndodhë po dola hapur?!”

Unë këtë problem nuk e kam dhe do të doja të ishin të gjithë.

Pra, ne e dimë shumë mirë situatën këtu dhe pak më tutje se çfarë ndodh, po këtu në Vlorë është bërë e papranueshme. Sepse këtu dielli pa perënduar të djeg dhe temperatura është shumë e lartë dhe xhiroja fillon në orën 9.  

Si mundet që në një vend ku fillon puna në orën 9 të mbrëmjes, ti ta mbyllësh muzikën në orën 10?! Nuk po flasim për muzikë që abuzohet, por për muzikë sfondi që nuk bezdis askënd.

Dy orë pas kësaj, kërkohet mbyllja ndërkohë që gjithë Lungomarja është plot!

Pra si është e mundur që gjithë këto rregulla qenkan për shkak të Covid?! Po vetëm për shkak të Covid nuk janë këto rregulla. Sepse vetëm në finalen e Champions League unë i kam dhe me foto, pashë një masivitet që vetëm me Covid nuk kishte lidhje, masivitet ekstrem; aty u tremba dhe unë me ato që pashë.

Në rast se jemi në periudhë Covid, atëherë si mund të punohet me dy standarde: atje s’paska problem, këtu dy metra më këtej nuk ka problem, trafiku vazhdon normalisht - kurse biznesi na qenka e keqja e gjithë kësaj?!

Kjo vetëm me Covid që nuk ka lidhje. Jo unë, por ne të gjithë nuk po e kuptojmë pse, a është e qëllishme, si?! Nuk po arrijmë t’i gjejmë një logjikë të shëndtshme kësaj,” -nënvizoi Sota./ar.sh/SYRI.TV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco