Çudi shqiptare/ Drejtori shkarkohet, pa marrë ende detyrën

Çudi shqiptare/ Drejtori shkarkohet, pa marrë ende detyrën

13:28, 25/06/2021
A+ Aa A-

Duhej te merrte detyrën këtë të hënë por nuk ka ndodhur kështu për 25-vjeçarin Serdar Hoxha në krye të IKMT të Shkodrës.

Këtë të hënë është komanduar në krye të këtij institucioni është komanduar Guri Seferi, I cili aktualisht mban edhe postin e N/Drejtorit të IKMT ne Shqipëri.

Nuk dihen ende arsyet pse ka ndodhur një situatë e tillë në IKMT e Shkodrës.

Një javë më parë, u largua nga ky pozicion Ilir Niklekaj, i cili dha dorëheqjen nga ky pozicion dhe u emërua Serdar Hoxha, 25-vjeçari i cili kandidoi nën siglën e PSD në zgjedhjet e 25 Prillit.

Burimet bëjnë me dije se emërimi i tij është shtyrë për shkak te aksionit kombëtare të IKMT dhe për këtë arsye në Shkodër është sjellë numri 2 i IKMT-së të Shqipërisë për rëndësinë që ka qarku i Shkodrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco