Familja u shua në aksident/ Meta: Shpejtësia vret, të merren masa

Familja u shua në aksident/ Meta: Shpejtësia vret, të merren masa

13:16, 25/06/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke marrë shkas nga aksidenti tragjik që i mori jetën një familje gjatë ditës së sotme në aksin Vlorë - Levan, u ka bërë një “thirrje të gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes”. “Shpejtësia vret”, shkruan Meta në mesazhin e tij duke u bëre thirrje edhe strukturave të “Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi”.

POSTIMI I PLOTE

Kam përcjellë me trishtim shumë të thellë lajmin e rëndë të humbjes së familjes Gushi në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë.

I bashkohem dhembjes së të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!

Zoti t'ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur sot të gjithëve.

Duke kërkuar një hetim të plotë, i apeloj Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes! Shpejtësia vret!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco