VIDEO/ Veliaj hesht për abonetë, por protesta e qytetarëve nuk ndalet

VIDEO/ Veliaj hesht për abonetë, por protesta e qytetarëve nuk ndalet

12:38, 25/06/2021
A+ Aa A-

Një tjetër protestë, por këtë radhë nga 11 mijë e 200 qytetarë, është parashikuar sot pasdite në orën 17:00 përpara Bashkisë së Tiranë, nga të revoltuarit dhe të dëmtuarit prej heqjes së abonesë së përgjithshme në urbanët e kryeqytetit.

Një peticion i ndërmarrë nga Organizata Politike ka arritur të mbledhë brenda tetë ditëve, 11 mijë e 200 firma të banorëve të prekur të kryeqytetit nga vendimi absurd i kryebashkiakut Erion Veliaj, që pasoi një vit të vështirë pandemie me kufizime në transport.

Bislim Lanka, anëtar i Organizatës Politike njoftoi sotpër protestën në SYRI TV, i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto të drejtuar nga gazetarët Dori Daka dhe Flavio Qarri.

“Sot do të organizoni një tjetër protestë, e dyta në vijim të kërkesave të banorëve të Tiranës që përfaqësohen nga 11 mijë firma që ju keni mbledhur ditë më parë në lidhje me çështjen e abonesë së ëprgjigthshme. Keni thënë që nuk keni marrë asnjë përgjigje nga Bashkia e Tiranës. Do të ketë ndonjë ndryshim kjo protestë e sotme krahasuar me atë të disa ditëve më parë?”- pyeti Daka.

Dhe përgjigja qe e qartë dhe e shkoqur nga aktivisti Lanka:

“Ne kemi  katër – pesë ditë që kemi dorëzuar firmat në bashki dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje por kemi vënë re se në disa media ka dalë një lajm i pankofirmuar se “aboneja do të kthehet…”.

Kjo për mendimin tim  është tregues i rëndësishëm se sa ndikon presioni serioz publik ndaj politikanëve, bashkisë. 11 mijë e 200 firma në vetëm tetë ditë janë tregues i jashtëzakonshëm i një mllefi dhe një gatishmërie qytetare për ta kundërshtuar një veprim të tillë. Reagimi fortë është për mendimin tim fakti: 11.200 firma! Dhe ne nuk do të tërhiqemi, do ta vazhdojmë këmbënguljen derisa të bëhet fakt i kryer”- theksoi përfaqësuesi i firmëtarëve.

Ndiqni qëndrimin e plotë në vijim./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 25/06/2021 13:21

Erion Gay Fiku Duhet te shporret nga bashkia dhe politika.Ky kriminel i pashpirt eshte armik i popullit shqipetar.Ky deshtak i deshperuar ben eksperimente ne kurriz te popullit.Ato llogari qe ben ai ti fusi ne mendere.

Shto koment

Denonco