Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Sllovenia heq dorë nga vaksina ruse, do tu falen ose shiten vendeve në rajonin tonë!

Sllovenia heq dorë nga vaksina ruse, do tu falen ose shiten vendeve në rajonin tonë!

10:17, 25/06/2021
A+ Aa A-

Sllovakia do të heqë dorë nga 160 mijë doza vaksine, Sputnik, që i kishte blerë nga Rusia. Kjo tërheqje vjen si rrjedhojë e refuzimit masiv dhe kërkesës së ulët, në popullatë për këtë vaksinë.

Ndërkohë të gjitha dozat e vaksinës ruse, do të dhurohen ose shiten në vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan “Ilsole24ore”.
Bratislava ka blerë 200 mijë doza Sputnik, që kanë afat skadence deri këtë verë. Vetëm 14 mijë e 214 sllovakë kanë kërkuar që të vaksinohen me këtë vaksinë.
Kujtojmë se në mes të muajit prill, u arrit një marrëveshja për blerjen e vaksinës ruse Sputnik V, nga vendi ynë. Qeveria shqiptare, sërish nëpërmjet një akti normativ dha dritën jeshile për furnizimin me preparatin rus.
Ashtu si me vaksinat kineze, edhe ato ruse nuk  vijnë drejtpërdrejtë nga vendi i origjinës. Në aktin normativ parashikohet se dozat e vaksinave ruse do të vijnë nga kompania indiane “Human Vaçine”, i cili është distributori i autorizuar për prodhimin dhe tregtimin e saj. Detajet e marrëveshjes janë mbajtur sekrete dhe nuk tregohet se sa doza janë blerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco