Vendimi për Berishën/ Rama flet me Grenell: Ka lidhje me reformën në drejtësi

Vendimi për Berishën/ Rama flet me Grenell: Ka lidhje me reformën në drejtësi

21:04, 24/06/2021
A+ Aa A-

Ish-i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar sot një intervistë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në median amerikane Newsmax.

Richard Grenell e ka pyetur Ramën për iniciativën e mini-Shengenit dhe shpalljen “non-grata” të ish-presidentit Sali Berisha nga Departamenti i Shtetit.

Nga ana e tij, kryeministri Rama u shpreh se ai vendim do të thotë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ka mbaruar koha e pandëshkueshmërisë.

“Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin”, u shpreh kryeministri Rama.

Kreu i qeverise shqiptare Rama kritikoi BE-në që s’po merr vendim për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“BE-ja ka dhënë vlerësimin dhe premtimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Në anën tjetër s’ka vendim sepse BE-ja është e bazuar në vendim-marrjen e të gjitha shteteve dhe pastaj kur një shtet s’pajtohet gjithçka ndalohet”, u shpreh Rama.

Sa i takon kesaj çështje, vetë Grenell shkruan në twitter: “Unë fola me Kryeministrin e Shqipërisë këtë mëngjes dhe ai e bëri të qartë …. ai është i irrituar me BE”

Ai falënderoi ish-emisarin Grenell për kontributin e tij në iniciativën e mini-Shengenit.

“Së pari, më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuesit të iniciativës së mini-shengenit për të cilin ju falënderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave”, tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku25/06/2021 07:13

Askush nuk është mbi Ligjin. Demagogji e llahtarëshme në një vend ku nuk egziston ligji, nuk egziston kushtetuta, janë kthyet nga Rama si letrat e Mimi Kodheëit, për të fshirë bythën. Ligji është Rama. Askush nuk është mbi Ramën, askush nuk është mbi Hitlerim, askush nuk është mbi Enverin, askush nuk është mbi Erdoganin, askush nuk është mbi Kim Jongun .... Se do të katandiseshin deri këtu edhe ameriqenët ...

t24/06/2021 22:07

Na plasi b...se ca thote ky grrneli bashke me kete karagjozin tone qe eshte nr.1 qe shkel ligjet dhe kushtetuten.Gri ssllate o pederast m...perderisa ky popull pranon te te mbaje mbi supe ne vend qe te te shkeli me kembe

Shto koment

Denonco