Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

VIDEO/ Kryeministri braktis detyrën, prej marsit nuk drejton asnjë mbledhje qeverie

VIDEO/ Kryeministri braktis detyrën, prej marsit nuk drejton asnjë mbledhje qeverie

18:09, 24/06/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama prej 3 muajsh duket se nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë, pasi pas vëshgimit  të bërë në faqen e kryeministrisë rezulon se firma e fundit e hedhur ne VKM-të mban datën  10 mars 2021. Ndërkohë gjatë këtyrë muajve, Këshilli i Ministrave ka marrë vendime të rëndësishme pa firmën e kreut të qeverisë.

Nga SYRI TV

Mandati i ri me vese të vjetra, ky do të ishte përshkrimi më i parë që mund të na vijë ndërmend, kur shohim se kryeministri Edi Rama ka 3 muaj e 2 javë që nuk merr pjesë në mbledhjet e qeverisë. Nga një vëzhgim i thjeshtë në faqen e kryeministrisë, rezulton se në vendimet e Këshillit të Ministrave, firma e fundit e kryeministrit Edi Rama është më 10 mars 2021.

Që prej atij momenti, Rama duket se ka hequr dorë sërish nga puna në zyrë për tu marrë më shumë me terrenin dhe zhvillimet e fushatës.Mungesat e kryeministrit nuk janë më sporadike. Ato janë kthyer tashmë në të zakonshme në qeveri dhe Kuvend. Çdo dokument me rëndësi firmoset dhe mban vulën e Erion Braçes, të cilit vetë Rama nuk i besoi as përfaqësimin në samitin e Vienës në Austri.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Rama harron të shkojë në zyrë. Në nëntor të 2020-ës, Edi Rama u rikthye në tryezën e Këshillit të Ministrave pas 3 muajve mungesë. Ai kishte firmosur për herë të fundit në 22 korrik të 2020-ës dhe për gati 3 muaj “avulloi”. Tashmë përsëritet e njëjta histori. 2 muaj pas fushatës dhe zgjedhjeve, Edi Rama sërish nuk e ka gjetur kohën të shkojë 1 herë në javë në mbledhjet e qeverisë, edhe pse janë miratuar pa firmën e tij VKM të rëndësishme, si ndryshimet në buxhet, marrëveshje për marrje huaje, lëvizje zv.ministrash apo projektligje të tjera. Presim me kërshëri kur do të jetë dita që kryeministri do të shkojë sërish në punë, qoftë edhe “online”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco