Lajmi i fundit

Endrit Braimllari jep dorëheqjen si nënkryetar i Partisë së Lirisë

Të zhdukurit e komunizmit/ Kërkohet ngritja e varrezave memoriale për 4500 të vrarë

Të zhdukurit e komunizmit/ Kërkohet ngritja e varrezave memoriale për 4500 të vrarë

19:23, 23/06/2021
A+ Aa A-

Në nder të 4500 personave e zhdukur gjatë periudhës së diktaturës të përndjekurit politik  kërkojnë të ndërtohet një përkujtimore.

Presidenti I Unionit të ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë Besim Ndregjoni u shpreh se ky është detyrim për familjet që nuk kanë një varr për të afërmit e tyre.

"4500 familje shqiptare ka 30 vite që luten për të pasur një varr dhe atë varr nuk e kanë. Do ndërtojmë një parcelë kombëtare të kujtesës pas Universitetit shtetëror të Tiranës, ku emrat e 4500 të zhdukurve të rreshtohen në pishtarët e lirisë," tha Ndregjoni.

Përfaqësuesit e komuniteteve fetare e përshëndetën këtë iniciativë në shenjë kujtese për personat të cilëve regjimi u mori jetën në mënyrë makabre.

"Kur humb varri, humb dhe kombi, humb gjithçka. Unë uroj që bashkërisht ta realizojmë këtë ëndërr të njerëzve që nuk e kanë varrin."Unë i përgëzoj për një iniciativë të tillë për ngritjen e kësaj parcele dhe zëri juaj mendoj të jetë akoma më i fortë përballë Tiranës zyrtare për të marrë të drejtat tuaja"Shteti duhet të bëjë diçka, ne solidarizohemi me këtë iniciativë."

Familjarët e 4500 të zhdukurve kërkojën të kenë një varr ku të mund të ndezin një qiri në nder të të rënëve ndaj edhe të përndjekurit theksuan se krijimi i këndit përkujtimor kërkon vëmendje nga institucionet. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

pa emer23/06/2021 22:58

Idea:Te ndertojme Dicka Mbrapa Universitetit asnje Njeri Nuk Eshte Pushkatuar Aty Jane Pushkatuar dhe Varur Nga Kodra e Priftit deri ne Linze Monumentin e Paguan Rama Bashkia Jep lejen Parkun e Merr Ndreu

Shto koment

Denonco