Epidamn Zeqo: Në Shqipëri ka mjerim ekonomik. Shembja e Teatrit, shkatërrim i trashëgimisë së kombit

Epidamn Zeqo: Në Shqipëri ka mjerim ekonomik. Shembja e Teatrit, shkatërrim i trashëgimisë së kombit

22:25, 22/06/2021
A+ Aa A-

Drejtori i institutit “Moikom Zeqo”, Epidamn Zeqo, i ftuar “Syri Tv” nga gazetari Adi Krasta deklaroi se në Shqipëri ka mjerim ekonomik dhe social.

“Situata në Shqipëri është e vështirë dhe ka mjerim ekonomik e social. Mjerimi ekonomik sjell edhe mjerim mendor. Unë jam i dashuruar me Shqipërinë e ëndrrave, me Shqipërinë e Migjenit, të Naimit, të De Radës, të Moikomit, për këtë Shqipëri më merr malli, jo për Shqipërinë e mjerimit. Moikomi thoshte se dhjetë libra tregojnë gjithë historinë e njerëzimit. Moikomi ishte në gazeta, por jo në media, nuk ishte i reklamuar. Nëse reklama është më e madhe sesa produkti, aty nis problemi. Moikomi ishte gjeni dhe gjeniu shfaq përherë xhelozi.  Ai nuk kishte frikë nga vdekja”, tha Zeqo.

Epidamn Zeqo foli edhe për babanë e tij, shkrimtarin e njohur Moikom Zeqo, duke thënë se ai njihet, por se edhe u dënua e u mohua për vyrtytet e rralla që kishte.

“Nëse flasim për babanë tim, ai ishte një erudit, një njeri që kishte pasionet e tij në letërsi, në gjuhësi, disa e kanë cilësuar bibliotekë të lëvizshme. Gjithmonë më thërriste Epidamn, me emrin e gjatë. Edhe emri Epidamn, është i veçantë. Ai e dinte se ishte figurë publike, por sillej ashtu siç ishte. Kishte energji shumë të madhe. Babai im njihet, por në Shqipëri është fatkeqësi që të kesh vyrtyte. Moikomi ishte patriot dhe ishte student absolut e me forcat e veta bëhet redaktor i Dritës, me forcat e veta dhe Pleniumi e dënon, e heq nga Tirana dhe e çon në Rrogozhinë si mësues. Babai ishte gjeni dhe gjenitë në këtë vend janë të paktë. Edhe kryeministri nuk ishte në varrim”, u shpreh Zeqo.

Po ashtu, Epidamn Zeqo foli edhe për prishjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se ishte shkatërrim i trashëgimisë së kombit.

“Prishja e Teatrit është gabim, është gabim shkatërrimi i trashëgimisë kulturore si Durrësi. Është gabim, jemi ne humbës. Duket sikur trashëgimia nuk ka vlerë, duket sikur edhe kombi nuk ka vlerë. Nëse unë dhe ti Krasta nuk do flisnim bashkë, nëse nuk do flisnim shqip. Pra, kombi mbahet gjallë, duke ndarë disa gjëra që janë të përbashkëta.

Kam master shkencor për Europën. Shqipëria duhet të ishte futur në BE shumë më herët, siç iu dha mundësia Kroacisë, Bullgaria, Rumanisë. Ka pasur raste që e ka pasur fajin BE-ja, ka raste kur e kemi fajin ne. Tani nuk ndodh që të futen në BE disa shtete njëherësh. Ka kohë që thuhet se Shqipëria e Maqedonia e Veriut duhet të hapin negociatat, e kjo gjë shpërfillet”, deklaroi Zeqo.

Për Epidamn Zeqon, Shqipëria prodhon diktatorë, sepse vendi ynë është në periferi.

“Problemeve të Shqipërisë nuk i ndahem dot edhe në Amerikë, ku jetoj. Nuk është faji i njerëzve dhe as i liderëve. Kemi qenë periferi përherë dhe jo qendër. Shkodra u nda me Ulqinin e Tivarin, Korça u nda me Konicën dhe humbën rëndësinë. Ne jemi komb i vjetër, por ne jemi edhe popull mercenar. Duhet thënë se të gjithë liderët kanë qenë ekstrem. Gjithë liderët e tranzicionit kanë qenë ekstrem. Por nuk do fajësoja asnjëhërë njeriun e thjeshtë”, përmbylli Zeqo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/06/2021 00:14

Studimet jashtë nuk i bëre me meritat e e pamohueshme të Baba Moikomit por me paratë e vjedhura të mëmës Lida Miraj që ka batërdisur Durrësin dhe nuk ka lënë fallsifikim pa bërë. Besoj e ke lexuar poezinë që Moikomi i ka dedikuar Lidës: ... me thasë me para’ na e mbushe nën krevatin ... Me thasë i vidhte paratë mëma jote o djalosh që ti me motrat të shkolloheshit jashtë Shqipërisë e sot të na japësh leksione parimesh ndershmërie.

Shto koment

Denonco