Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Kikia: Deklarata e Yuri Kim për kryeprokuroren e Tiranës e fortë, mbështet vendimin e ONM-së

Kikia: Deklarata e Yuri Kim për kryeprokuroren e Tiranës e fortë, mbështet vendimin e ONM-së

21:28, 22/06/2021
A+ Aa A-

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me A-Show me gazetarin Adi Krasta, gazetari Mentor Kikia, ka komentuar edhe tëitterin e pazakontë gjatë ditës së sotme të ambasadores Yuri Kim, e cila mbështeste ONM në qëndrimin për të apeluar vendimin e shkallës së parë të Vettingut që konfirmonte në strukturat e drejtësisë, drejtuesen e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

‘Lidhet me një lloj qëndrimi që është mbajtur ndaj prokurores Elisabeta Imeraj, ku gjatë vettingut në shkallën e parë të këtij procesi ONM kërkoi shkarkimin e saj, ndërkohë që trupa gjykuese e konfirmoi atë dhe më pas u emërua si drejtuese e e prokurorisë së Tiranës. Këtu filloi një luftë nervash pasi ka një këmbëngulje nga vëzhguesit ndërkombëtarë për ta larguar znj. Imeraj nga drejtësia. Nga qarqet gazetareske, znj. Imeraj shikohet si një figurë me integritet, por ne nuk e dimë se çfarë dokumentash posedojnë hetuesit e vettingut dhe mbi të gjitha është një çështje shumë delikate për të cilën ne nuk dimë më tepër, për të cilat z. Imeraj ka vëzhguar, apo ka përgjuar një nga zyrtarët e ONM për llogari të shantazhit që ky i fundit të mos vazhdonte më tej çështjen ndaj saj.

Deklarata e ambasadores amerikane payshim ishte një deklaratë e fortë që nuk lidhej vetëm me median por edhe me një qëndrim të përgjithshëm ndaj znj. Imeraj duke mbështetur forcërisht vendimin e ONM për të kërkuar apelimin dhe çështja e medias këtu vinte në kontekstin paksa të dalë jashtë etike, pasi media kanë mbështetur në mënyrë sistematike Vetting, nuk i kanë mëshuar rregullisht procesit të Vettingut të zonjës Imeraj, posaçërisht me përgjimin e supozuar të një prej zyrtarëve të ONM.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco