Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

Gazetari- ambasadores Kim: Nëse nuk flet dot për shtetin personal të Ramës, mos fol për median

Gazetari- ambasadores Kim: Nëse nuk flet dot për shtetin personal të Ramës, mos fol për median

19:17, 22/06/2021
A+ Aa A-

Kritikat që i bëri ambasadorja amerikane Yuri Kim mediave për shkak të vetingut ndaj prokurores Elisabeta Imeraj, janë pritur me zemërim nga gazetarët.

Analisti Enton Abilekaj shkruan se ambasadorja nuk flet dot për shtetin personal të Ramës, por po sulmon mediat.

Postimi i Enton Abilekajt:

Është hera e dytë që Ambasadorja Kim fajëson mediat. Hera e pare ishte në Opinion, për çështjen e Ylli Ndroqit dhe tani për Elisabeta Imerajn. Mediat i fajëson, politikën jo, pasojën e fajëson, shkakun jo. Nëse mediat kanë frikë, apo janë të shitura, apo kanë konflikt interesi, ndodh sepse politika i ka vënë në këtë  pozite, me presionin dhe joshjen, me bllokimin dhe subvencionimin.

Më e rëndesishme akoma është që nuk janë gazetarët ata që i bëjnë presion KPK të kalojë prokuroren, nuk janë gazetarët ata që i bëjnë  presion Komisionit Publik të mos e çojë kërkesën në KPA, dhe nuk do jenë gazetarët ata që do t'i bejne presion KPA për të dhënë vendimin.

Nese nuk flet dot per Maxhorancen dhe Shtetin personal të Edi Ramës, nuk ka pse të flasë për median, që ështe vetëm pasoja e tij. Dosja. al nuk preket drejtpërdrejt nga keto fjalë, sepse hyn në ato pak media që nuk ka censuruar asnjë nga lajmet në fjalë dhe asnjë lajm tjetër, por të merresh me hallkën më të dobët që vuan për shkak të sistemit dhe të mos merresh me sistemin, nuk e ndihmon vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Balo Bna23/06/2021 05:16

Pyete atë budallanë e Surrelit,kot për muhabet se çfarë i duhen gjithë këto fuqi....pse edhe një inspektor gjelbërimi në bashkinë.e Leskovikut p.sh. duhet të jetë patjetër i Ramës,!???? Pastaj dil dhe shaj Berishën dhe Metën....të liqtë me një fjalë...

tarasi22/06/2021 20:40

bravooo Abilekaj, kjo zuska kineze apo aziatike shume e ka ngritur hunden,po e fyen gjysmen e shqiptareve.Te nderuar gazetare te pavarur,cohuni dhe mbylljani gojen kesaj neperke aziatike sepse me kete shqiptaret nuk fitojne asgje nga "aleati strategjik" amerika, pra ndiqeni shembullin e Abilekajt. I LUMTE PENA!

Leonsio22/06/2021 20:15

Nje bravo e madhe per gazetari Abilekaj , po keshtu kam lexuar edhe nga Bushati , Peka ... sa me shume te tjere t'i bashkohen ketyre zerave , aq me e pavlefshme behet edhe qendrimi jo korrekt i ambasadores , aq me shume pike ajo i ul vetes ne syte e popullit shqiptar ...

Shto koment

Denonco