Burime diplomatike: Nuk ka datë për çeljen e negociatave, RMV pa kornizë negociuese

Burime diplomatike: Nuk ka datë për çeljen e negociatave, RMV pa kornizë negociuese

18:17, 22/06/2021
A+ Aa A-

Ministrat e Çështjeve Evropiane të BE diskutuan të martën miratimin e kornizave negociuese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por sipas burimeve diplomatike të BE, Bullgaria refuzoi të ndryshojë pozicionin e saj.

Diskutimet, thonë diplomatët, ishin të ashpra, veçanërisht në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe bllokadën Bullgare. Sipas tyre, Gjermania në veçanti shprehu mbështetje të fortë për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut.

Bullgaria, megjithatë, refuzoi të ndryshoj qëndrim përkundër paralajmërimeve nga anëtarët e tjerë të BE se duke bllokuar zgjerimin, "BE po qëllon në këmbë veten".

Sofja u paralajmërua edhe një herë se besueshmëria e të gjithë Bashkimit Evropian është në rrezik. Shumë shtete anëtare kritikuan pozicionin e Bullgarisë, thonë diplomatët e BE.

Përfaqësuesi i Bullgarisë vuri në dukje se "BE nuk mund të kuptojë shkallën e mosmarrëveshjes" midis Shkupit dhe Sofjes, duke shtuar se është një çështje evropiane. Për më tepër, ai tha se Bullgaria e gjen veten në një "pozitë të vështirë" për shkak të zgjedhjeve të ardhshme, të vendosura të zhvillohen në korrik.

Sidoqoftë, vendi nuk mund të garantojë që një qeveri politike do të heqë veton, nënvizojnë diplomatët evropianë.

Shumica e anëtarëve të BE janë kundër shkëputjes së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Diplomatët thonë se ky është një skenar i pamundur, "nëse gjërat nuk ndryshojnë deri në fund të ditës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco