Vetingu për Imerajn, gazetari ironizon ambasadoren Kim: Lajmin po e censurojnë mediat e Ramës

Vetingu për Imerajn, gazetari ironizon ambasadoren Kim: Lajmin po e censurojnë mediat e Ramës

14:32, 22/06/2021
A+ Aa A-

Ka bërë përshtypje deklarata e sotme e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila kërkonte që mediat të raportonin mbi vettingun e kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Ambasadorja pasi mbështeste misionin ndërkombëtar të monitorimit që kërkonte apelimin e çështjes së Imeraj, shprehej se mediat duhet të raportojnë dhe të mos pengohen nga telefonata.

Pas këtij shënimi ka ardhur një reagim nga gazetari Andi Bushati.

Ky i fundit shkruan në Facebook, se janë pikërisht mediat e Ramës, ata që ngrenë në qiell reformën ‘amerikane’ në drejtësi, që kanë ‘censuruar’ lajmin e Imerajt.

‘S'po e kuptoj këtë gallatën e Yuri Kim që iu bën thirrje mediave mos çensurojnë mëkatet e procesit të vettingut. Por ato media që nuk nxjerrin lajmin të cilit i referohet ajo, janë të njëjtat media të pushtetit që bëjnë be për kokë të saj dhe që ngrenë në qiell reformën ‘amerikane’ në drejtësi’, shkruan Andi Bushati në Facebook.Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t22/06/2021 15:06

Kim-etja e rruges elbasanit vetem mediat qeveritare klan e top shikon .Po kur mediat e tjera jo qeveritare ngren zerin kundra spakut ,qe ajo e ka aq per zemer ,per shume ceshtje te kallzuara, dhe spakistat as qe i kane prekur me dore,pse nuk ndihet ajo zonja? Zonje eshte mire te shikosh punet e tua se mjaft bere çorbe te prishur ,te cilen po ja jep ta hane shqiptaret

Shto koment

Denonco