VIDEO/ ONM ankimoi vendimin për Imerajn, Kim: Koha për guxim dhe integritet

VIDEO/ ONM ankimoi vendimin për Imerajn, Kim: Koha për guxim dhe integritet

11:47, 22/06/2021
A+ Aa A-

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me rekomandimin e ONM, drejtuar Komisionerit Publik për të ankimuar vendimin e KPK për kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.

“Në përputhje me rolin e tyre kushtetues në procesin e vetingut, vëzhguesit ndërkombëtarë dje u rekomanduan Komisionerëve Publikë që të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një çështje të rëndësishme”, shkruan ambasadorja Kim.

“Të gjithë duhet të ndjekim nga afër se çfarë do ndodhë më pas. Përgjigjja do të jetë shfaqje guximi & integriteti në dhënien e drejtësisë apo, siç kemi parë shumë shpesh në të kaluarën, shmangie e përpjekjeve duke sulmuar procesin e vetingut & përfolur vëzhguesit ndërkombëtarë?”.

“A do t’i shërbejnë mediat publikut dhe ta mbulojnë këtë çështje me integritet, apo do të marrin telefonata dhe do të pranojnë të qëndrojnë të heshtur dhe të verbër? Është koha për të treguar guxim dhe integritet. Koha për të thyer modelet e vjetra që dëmtojnë Shqipërinë. Koha që Shqipëria të ecë përpara, hap pas hapi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ju”, përfundon ambasadorja Kim reagimin e saj.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), i rekomandoi Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për konfirmimin në detyrë të prokurores Elizabeta Imeraj, e cila drejton aktualisht Prokurorinë e Tiranës.

Rekomandimi i ONM-së vjen pasi KPK publikoi vendimin e zbardhur për Elisabeta Imerajn, e cila ishte vlerësuar pozitivisht në të tria kriteret. Por ekspertët ndërkombëtar nga ana e tyre rekomandojnë që ankimimi duhet gjithashtu të përfshijë të tria kriteret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t22/06/2021 15:14

Foli spakut jo mediave o kimete.Spak eshte mbushur me kallzime per korrupsionin dhe deri tani kane bere nje vrime ne uje.Piji lengun kesaj ref.pse vetem per shqiptaret e thjeshte nuk eshte.Gjykatat e prokurorite punojne njelloj si para reformes dhe i pranojne leket si pa te keq

Rilindasi 22/06/2021 14:31

Zoti krijoi botën, çdo gjë tjetër është " made in China" Edhe Kimetja. Nga Korea e Kinës. Fut hundët atje ku e urdhëron EDrama.

Shqiptari22/06/2021 13:06

ZNJ. KIMETE! ONM, PËR TË JUSTIFIKUAR PAAFTËSINË DHE KORRUPSIONIN E VET, PËR TË JUSTIFIKUAR MILIONA EURO DHE DOLLARË TË IKURA DËM, PO PËRPIQET QË TË SHPËLAJË MUTIN ME SHURRË! I THEMI NE SHQIPTARÇE!!! SIMBOLI I SURRATIT TË VËRTETË TË ONM DHE FARSËS SË DREJTËSISË SË RE NË SHQIPËRI ËSHTË ARDJAN DVORANI!!! DREJTËSIA E RE DO TË TREGOJË GUXIM DHE BESIM NË POPULL VETËM KUR TË ARRESTOJË EDVIN RAMËN DHE NARKO-BANDËN E TIJ KRIMINALE SI NJË ORGANIZATË E STRUKTURUAR KRIMINALE! ÇDO GJË TJETËR ËSHTË MASHTRIM, MANIPULIM DHE DEMAGOGJI BOSHE ENVERISTO-KIMETISTE!

Shto koment

Denonco