Ja pikat e raportit/ PD: Këshilli i Europës evidentoi masakrën elektorale të 25 Prillit

Ja pikat e raportit/ PD: Këshilli i Europës evidentoi masakrën elektorale të 25 Prillit

09:25, 22/06/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka publikuar sot qëndrimin e ashpër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri duke theksuar se raporti I KiE “evidenton elementët e masakrës elektorale të 25 Prillit nga regjimi Rama-Doshi.”

PD vuri në dukje çfarë konfirmos në raportin e vëzhgimit të zgjedhjeve, kjo Asamble Parlamentare: “Zyrtarët publikë abuzuan pushtetin e funksioneve publike. Gjatë misionit kishte shumë raportime për ushtrim presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve të administratës publike për të votuar për partinë në pushtet.

-Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës është informuar nga qytetarë të ndryshëm, përfshirë edhe partitë politike, për një problem që është parë gjatë fushatës elektorale, në veçanti për blerjen e votave, presionet mbi votuesit, veçanërisht mbi nëpunësit civilë dhe keqpërdorimin e burimeve të administratës.

-Delegacioni i Asamblesë i dënon fuqimisht këto praktika dhe i bën thirrje autoriteteve kompetente në Shqipëri që të bëjnë çfarë është e mundur që të t’i japin fund këtyre parregullsive dhe të rrisin besimin e zgjedhësve në proceset zgjedhore.

Gjatë fushatës elektorale media publikoi databazën me të dhënat personale e cila përdorej nga PS për të ushtruar presion. Rrjedhja e të dhënave sensitive personale, përfshirë preferencat politike të qytetarëve, janë shqetësim serioz dhe i bëjnë votuesit vulnerabël.

-Misioni vëzhgoi momente presioni mbi votuesit. Një person u pa teksa tërhiqte një tjetër drejt Qendrës së Votimit, pasi votuesi kaloi procedurën e verifikimit ai u mor me një anë dhe u instruktua si të votonte. Në të njëjtin rajon u dëshmua një rast i shpërndarjes së parave pranë qendrave të votimit.

-Një tjetër ekip i Asamblesë Parlamentare vërejti propagandë elektorale për një parti gjatë votimit brenda një qendre votimi.

-Shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit krijoi paqartësi dhe pasiguri, si dhe vështirësi për zbatimin e ndryshimeve të njënashme. Procedura për ndryshimet e njënanshme, që dhunuan marrëveshjen e 5 Qershorit, ishte e përshpejtuar, u bë me nxitim, dhe pa konsultime. Ndryshimet e njënashme u bënë 9 muaj para zgjedhjeve në kundërshtim me Kodin e Praktikave të Mira të Komisionit të Venecias, ku sugjerohet një periudhë 12 mujore për ndryshimet, sidmos për ndryshimet në sistem.”

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari22/06/2021 10:43

DHE ÇFARË DUHET TË NDODHË PAS KËTIJ RAPORTI ZYRTAR MBI ZGJEDHJET E "MIRA" QË NARKO-BANDA KRIMINALE E RILINDJES MASAKROI DUKE NISUR QYSH 9 MUAJ PËRPARA MBAJTJES SË TYRE DHE DERI NË DATËN 25 PRILL??? MISIONI KA VËZHGUAR DHE KA EVIDENTUAR NË MËNYRË SPORADIKE DHE RASTËSORE VETËM NË DISA QENDRA DHE ZONA ZGJEDHORE. PO FAKTET E TJERA MBI SHPËRDORIMIN, KEQPËRDORIMIN DHE ABUZIMIN ME PUSHTETIN QËNDROR DHE LOKAL, VEPRIMET E NDALUARA NGA KODI ZGJEDHOR DHE TË DËNUESHME NGA KODI PENAL, PARA DHE GJATË MUAJIT TË ZGJEDHJEVE, QË I DIMË NE DHE I DI E GJITHË BOTA, QË JANË TË DOKUMENTUARA NGA VETË INSTITUCIONET E SHTETIT???!!! PAS KËTYRE RAPORTEVE DHE FAKTEVE, A DUHET QË OPOZITA TË HYJË NË KËTË PARLAMENT??? LUFTA E VËRTETË E OPOZITËS PËR VOTËN E LIRË, PËR LIRI DHE DEMOKRACI BËHET VETËM JASHTË PARLAMENTIT, NËPËR RRUGË, SHESHE DHE BULEVARDE! TË FUTESH NË ATË PARLAMENT DO TË THOTË QË TË BËHESH PJESË E KRIMIT ELEKTORAL, PJESË E MASAKRËS ZGJEDHORE DHE PATERICË E PUSHTETIT KRIMINAL TË EDVIN SATRAP RAMËS! HYRJA E OPOZITËS NË KËTË PARLAMENT DO TË THOTË FUNDI DHE ASGJËSIMI I PLOTË I SAJ DHE PËRJETËSIMI I REGJIMIT FASHISTO-NAZIST TË SATRAPIT TË SURRELIT! ASKUSH NUK E BESON MË DHE NUK E VOTON MË, NJË OPOZITË TË TILLË! NËSE OPOZITA HYN NË ATË PARLAMENT THJESHT DO TË LEGJITIMOJË MASAKRËN ZGJEDHORE, DO T'IU BËJË QEJFIN AMBASADORËVE TË KORRUPUAR TË TIRANËS, DO TË JETË MIKE ME AMBASADORËT DHE QEVERITË E KORRUPTUARA TË EVROPËS, POR DO TË JETË ARMIKE DERI NË VDEKJE ME VOTUESIT E VET! HYRJA E OPOZITËS NË ATË PARLAMENT DO TË JETË FITORJA MADHËSHTORE E EDVIN SATRAP RAMËS, FITORJA PERSONALE DHE PASURIMI I 63 FAMILJEVE TË POLITIKANËVE TË OPOZITËS SË PERJETSHME DHE HUMBJA MË E MADHE DHE KATASTROFIKE E 1,6 MILION VOTUESVE SHQIPTARË DHE VARFËRIMI, SKAMJA, SKLLAVËRIMI, RRËNIMI DHE MJERIMI I 2,5 MILION BANORËVE TË SHQIPËRISË!!! PRANDAJ OPOZITA DUHET TË ZGJEDHË MIDIS MARRJES SË 63 MANDATEVE PËR VETEN E TYRE DHE TË MIRËS SË FAMILJET E TYRE DHE HUMBJES E BRAKTISJES SË 1,6 MILION VOTUESVE TË MJERË SHQIPTARË. NËSE FËMIJA TË SJELL NË SHTËPI NJË THES ME MIELL TË VJEDHUR, DHE TI SI PRIND I MIRË, PAVARËSISHT SE E SHAN, E KRITIKON DHE QORTON ATË PËR VEPRIMIN E VJEDHJES, POR E PRANON ATË THES TË VJEDHUR DHE E KONSUMON MIELLIN, JE NJËSOJ FAJTOR DHE HAJDUT SI FËMIJA JOT! OPOZITA, NËSE I PRANON MANDATET, ATËHERË ËSHTË NJËSOJ FAJTORE NË MASAKRËN ZGJEDHORE SI EDVIN SATRAP RAMA DHE TË MOS E KËRKOJË MË VOTËN E SHQIPTARËVE!

Zija Alhysa22/06/2021 09:51

Keto qè thuhen nga Asambleja Parlamentare e Evropès janè 1'/. e atyre çka ndodhur nè zgjedhjet e 25 Prillit, dhe çpo ndodh çdo ditè nè shqipéri me punonjèsit e shtetit dhe ato tè kompanive private.

Shto koment

Denonco