Vasili: Pamjet e reja të tmerrshme për vrasjen e Klodian Rashës, ç'pret SPAK para krimit shtetëror?!

Vasili: Pamjet e reja të tmerrshme për vrasjen e Klodian Rashës, ç'pret SPAK para krimit shtetëror?!

08:32, 22/06/2021
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Pamje te reja te tmerrshme per vrasjen e Klodian Rashes, provohet krimi dhe fshehja e tij!!

Provohet ne menyre trondites banditizmi i Rames dhe i policise armike e ligjit dhe mike e krimit, qe e kryen krimin dhe e fshehen ate duke perdorur shtetin!!!

Mbreme gazetari Spartak Koka ka bere publike pamje te reja te plota te vrasjes kriminale te Klodian Rashes si dhe krahasimin e realitetit te asaj, qe policia beri realisht naten e krimit dhe mashtrimit kriminal per fshehjen e se vertetes.

Sjellja prej banditesh dhe mashtrimi publik per fshehjen e krimit nga policia jane tashme te dokumentuara qarte ne syte e gjithe shqiptareve.

Asnje nuk ka harruar se Policia e Edi Rames publikisht e me deklarate zyrtare i atribuoi një armë Klodian Rashes për të justifikuar vrasjen pas shpine qe i beri atij. E pasi kjo alibi ra, e dyta më e shëmtuar se e para, ishte mbushja e opinionit publik me idenë se i ndjeri Klodian Rasha ishte njeri me precedentë penalë, i dyti hap i poshtër.

E treta akoma më e rëndë ishte se gjoja i ndjeri Klodian Rasha ishte njeri me probleme psikike.

Edi Rama i doli per zot vrasjes dhe mbulimit kriminal te saj dhe deklaronte ne ate kohe: "Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë!"

"Si mundet të vihet në diskutim tani që nga rruga, jo këta, por sikur të ishin 500 mijë veta të kërkojnë të iki dhe Drejtori i Policisë. Pse të iki"?

Si mund te qeverise më nje kryeminister si ky qe eshte ne vije te pare per te fshehur e mbuluar krimin dhe per te mashtruar cdo shqiptar?

Çdo shqiptar eshte i rrezikuar ne cdo cast te jetes se tij nga ky kryeminister, qe i fsheh dhe u jep alibi krimeve kunder tyre!

Kesaj policie armike te ligjit dhe mike te krimit ju lane ne dore zgjedhjet e 25 prillit, qe u shnderruan ne masaker elektorale pa precedent!

Po SPAK, qe arreston me zell e bujurdi te madhe ata qe kishin trukuar ndeshjet e futbollit te kategorise se trete pse hesht, mbyll syte,mbyll gojen, ben sikur nuk kupton perpara krimit shteteror, qe ulerin??

Akoma pret fakte te tjera SPAK?

Kjo heshtje eshte ortakeri me krimin shteteror!

SPAK arrestoi ne cast, kjo eshte me e pakta qe mund te besh ndaj kryeministrit dhe gjithe kupoles se policise, sigurisht ne se jeni njerez me zemer dhe sherbetore te ligjit.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t22/06/2021 08:49

Kjo eshte reforma qe e mbeshtesin Kim-etet e rruges elbasanit

Shto koment

Denonco