Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Koduzi në SYRI TV, rendit arsyet e largimit të mjekëve dhe infermierëve

VIDEO/ Koduzi në SYRI TV, rendit arsyet e largimit të mjekëve dhe infermierëve

19:03, 20/06/2021
A+ Aa A-

Për ekspertin mjekësor Gazmend Koduzi, shkaqet e largimit të mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëri janë të shumta.

Në një lidhje direkte me SYRI TV, Koduzi renditi arsyet e largimit të infermierëve dhe mjekëve, duke iu referuar infermieres Ana Luca e cila, pasi u vu në ballë të frontit anti-covid dhe tani po largohet nga Shqipëria, duke akuzuar dhe shtetin për këtë largim.

‘Në shkurt universiteti mjekësor hapi konkursin për specializimet dhe kanë marrë pjesë më pak mjekë se sa ishin kuotat. Si asnjëherë tjetër nuk janë plotësuar kuotat, ndërkohë që para 3-4 vitesh ka pasur 4 kandidatë për një pozicion specializimi.

Elementët kryesor që çojnë në largimin e mjekëve janë se, ata duan të jetë të vlerësuar, nuk kanë një status social, mjeku kudo në botë është i vlerësuar, ndërsa në Shqipëri nuk vlerësohet as nga ana financiare. Personat që vendosin  ti futen rrugës së mjekësisë marrin parasysh, një rrugë të gjatë investimi. 6 vite është shkolla dhe 4 vite specializimi, dmth 10 vite. Është i vetmi profesion në Shqipëri që kërkon 10 vite që të futesh në tregun e punës. Nisur nga kjo ka nevojë për një vlerësim të tyre, për një ambient të mirë, që të mos ndihen të kërcënuar apo spiunuar. Kanë nevojë për një zhvillim profesional, që të ngrihen shkallë-shkallë, deri sa të marrin dhe vlerësimet. Të kenë mundësi të bëjnë kërkime shkencore, dhe në Shqipëri investimet për këtë fushë janë zero.

Të gjithë këto elementë bëjnë që mjekët në Shqipëri të mendojnë se këtu nuk bëhet. Gjëja e parë që ju vjen në mend këtyre është largimi. Në një sondazh të vitit të kaluar, shumica e tyre ishin në nivelin C të gjermanishtes, për të ikur’, tha gjatë intervistës në SYRI TV, Gazmend Koduzi.

Intervisten e plote e gjeni ne videon e meposhtme:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Balo Bna20/06/2021 23:09

Siguria në punë është kryesorja!

Shto koment

Denonco