Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

SKANDAL/ Qeveria Rama financon biznesin e gruas së kryebashkiakut të Divjakës

SKANDAL/ Qeveria Rama financon biznesin e gruas së kryebashkiakut të Divjakës

15:27, 20/06/2021
A+ Aa A-

Deputetja e zgjedhur e PD Ilda Dhori, përmes një statusi në rrjetet sociale denoncon se qeveria financon biznesin e gruas së kryebashkiakut të Divjakës.

Dhori shprehet se bashkëshortja e Fredi Kokoneshit, merr miliona lekë nga shteti. Ajo shton se janë të shumta aplikimet nga fermerët, por jo të shumtë fatlumët që kanë përfituar.

Deputetja thekson se shteti funksionon për kryetarin e Bashkisë Divjakë dhe familjen e tij. “E qartë si drita e diellit“-shprehet Dhori në denoncim.

Më tej, ajo tregon se kryebashkiaku është duke ngritur ndërtime mes sarajeve të tij, dhe flitet se ka përfituar akoma më bollshëm nga qeveria.

Në fund të denoncimit, deputetja e PD i lë radhën Fredi Kokoneshit për të shpjeguar si qëndron e vërteta, nëse ka një të tillë, pasi nga shtatori e në vazhdim do t’i duhet detyrimisht t’i përgjigjet shkresërisht e ligjërisht qytetarëve për çdo firmë që ka hedhur e do të hedhë në emrin e tyre.

Ja denoncimi i plotë nga Ilda Dhori

Image

Financimet nga AZHBR…

Aplikime të shumta nga fermerët e Divjakës dhe gjithë Myzeqesë, por jo të shumtë fatlumët që kanë përfituar prej tyre!

Shoh ndër emrat përfitues, një mbiemer të njohur për Divjaken.

Bashkeshortja e kryetarit te Bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi!

E pra E QARTE SI DRITA E DIELLIT!

Kryetari investon për bizneset e tij familjare, madje merr edhe miliona lekë nga shteti!!!

Kjo VETEM PER NJE PJESE TE BIZNESIT TE TIJ, pasi për ndërtimin që është duke ngritur në mesin e sarajeve të tij, flitet që ka përfituar akoma mëbollshëm.

SHTETI FUNKSIONON PER TE DHE FAMILJEN E TIJ!

Sa mirë dhe sa ndryshe do ishte sikur të funksiononte për të gjithë fermerët, bizneset dhe ndërmarrjet familjare, pa ju dashur ti lepihen e ti sorrollaten pushtetarëve, për të marrë atë që ju takon, hakun e punës së tyre!
Kureshtja me shtyn me tej, vërifikoj se para disa muajsh Fredi Kokoneshi i paskërkesh PRIVATIZUAR “dikujt” tokë në mesin e sarajeve të tij, tokë e marre me qera aktualisht nga e shoqja e kryetarit dhe pikërisht aty po ndërton keshtjellen e sarajeve!!!

Rastesi të jetë vallë??!

Pastaj pika kulminante, TE NJEJTAT MJETE DHE PUNETORE që po ndertojnë ndertesën e Bashkisë Divjakë, janë angazhuar edhe në keshtjellën e Fredi Kokoneshit!!

Të jenë vallë qoka interesash reciproke që bëhen në kurrizin e taksave tona??? Apo thua që vërtet kryetari ka vlerësuar punimet e tyre cilësore….

Versionin e tij se si qëndron e verteta le ta japë vetë kryetari, nëse e ka një të tillë, pasi nga shtatori e në vazhdim do ti duhet detyrimisht ti përgjigjet shkresërisht/ ligjërisht qytetarëve për çdo firmë që ka hedhur e do të hedhë në emrin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco