Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Pse e dëbuat mjeken ikonë të Covid-19?

Pse e dëbuat mjeken ikonë të Covid-19?

11:40, 20/06/2021
A+ Aa A-

Nga Romir Saraçi/

Ana Luca, mjekja ikonë në luftën ndaj COVID 19 iku! Shumë kolegë të saj ikën, pasi i mori virusi në luftën e tyre të shenjtë! Po shumë të tjerë po ikin, jo nga virusi vdekjeprurës, por nga virusi që ka kapur prej fyti Shqipërinë!

Ana Luca sakrifikoi pozicionin e saj komod si administrator spitali e u vendos në vijën e parë të luftës ndaj COVID 19, krah shumë kolegëve të nderuar! Por kur lufta po mbaronte, në vend të medaljes së merituar që duhej t’i vendosej në kraharor, ajo mori dënimin e dëbimit nga toka e saj! Nga toka dhe njerëzit për të cilët luftoi, nga njerëzit që u treguan mosmirnjohës, që nuk e përkrahën, që nuk e mbështën dhe vlerësuan. Po Po, isha unë e ti që nuk e mbështetëm e sot ndjehemi të indinjuar e turpëruar përpara Anës! Ishim ne që kishim në dorë që të ndryshonim fatet e vendit, pak ditë më parë dhe nuk e bëmë. Ishim ne që kemi çdo ditë në dorë që t’i mbështesim këta vetësakrifikues në misionin e tyre të shenjtë!

Për ne është turp, por për ju që vodhët e zgjodhët që të vazhdoni në emër të popullit është kaluar turpit! Turp! Është pak për ju znj. Ministre e Shëndetësisë! Është pak, se në vend që të stimulonit dhe mbanit fort këta heronj, ju zgjodhët t’i përdornit për fasadë të vizitave tuaja propgandistike në spitalet COVID! E kur ndonjëri refuzonte të bëhej pjesë e dekorit si profesori i nderuar Tritan Kalo, ju zgjidhnit ta mbanit prej krahu me forcë. Kur ndonjë mjek dilte e kundërshtonte politikat tuaja të mbrapshta për menaxhimin e COVID 19, ju e shpallnit armik! Mbajeni për vete këtë turp, se shqiptarët nuk ua kanë borxh të njollosen! Por do hyni në analet e historisë si ministrja që dëboi heronjtë!

Zoti kryeministër! Ndërprisni urgjentisht shown mediatik se po përpiqeni që të bëni pjesë të mandatit të tretë të rinjtë ekselentë që kanë studiuar brenda dhe jashtë vendit! Ndërpritini urgjentisht shown me batutat tuaja bajate, e merrni masa, në mënyrë që ky vend i bekuar të mos mbahet në këmbë nga turq e pakistanezë! Ndalni eksodin e të rinjve, energjisë dhe mendjes së këtij kombi! Popullsia është tkurrur, e nga kombi që dikur krenohej për të ardhmen dhe trimat që nxirrte, e kthyet në kombin që po prodhon më shumë azilantë e emigrantë ekonomikë!

E kthyet Shqipërinë në vendin ku heronjtë dënohen me dëbim, e maskarenjtë ngrihen në piedestal! Nuk qëndron?! Pyesni deputeten tuaj të re, kolegen e Anës! Se duhet të ndodhte e kundërta! Ana duhet të ishte imazhi i Kuvendit të ri dhe kolegia juaj e re duhet të zgjidhte problemet e saj me familjarët e viktimave që detyroheshin me tufa lekësh për një kurë!

E keni shumë të thjesht zgjidhjen! Telefononi Ana Lucën dhe pyeteni se cilat ishin arsyet që e shtynë që të emigronte sapo përfundoi betejën me armikun e padukshëm siç ju pëlqeni ta quani! Merreni sot në telefon se nesër do të jetë vonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

greg andoni21/06/2021 10:20

ka kaluar koha e emerimeve me mik. eshte instaluar sistemi i vjeter. tani edhe shefat promovojne ata te cilet dine te lepihen me mire sepse u arrit stabilitokracia. ska nevoje me per emerime shefash. ore qenka e vertet qe kush punon eshte budalla. e hengrem ne qe u kthyem nga italia.

t20/06/2021 15:02

Rameziu ate deshiron e lufton perdite qe njerezit te largohen sa me shume nga shqiperia e ketu te vine bangladeshet e fiset zulu se vetem keshtu e ka pushtetin e perjeteshem.Egzistencen e vet e ka te lidhur me pushtetin.Krimet e tij dalngadale po arrijne ato te E.Hoxhes,dhe vetem ndejtja sa me gjate ne pushtet e shpeton nga ndeshkimi.

Koli20/06/2021 12:03

po ska si te ndodhe ndryshe i nderuar Romir , kur emrimet behen sipas tekave te drejtuesve , por ne çdo rast me "konkurse" Jam i bindur qe Ana edhe shume Ani apo Ana do ta gjejne veten profesionalisht kudo qe te jene ndersa pseudo profesoret , drejtuesit e emruar fale njohjeve te tyre do vazhdojne te trashin zullumin dhe demin qe i.shkaktojne ketij vendi duke mbeshterur interesat e tyre te vogla.

Joni20/06/2021 12:02

Kete zonjen Ana Luca sikur sna e ka zene as syri dhe as veshi. Ato sorrat Rakacolli apo Como ato dime ne qe kane leftuar me Skenderbeun kunder Kovidit. Ti mos na thuaj ne ta marrim ne telefon, po merre vete dhe beji nje interviste. Ajo zonja, nese ekziston, i vafte mbare ku ka shkuar dhe te mos e ktheje hic koken pas.

Shto koment

Denonco