Çitaku ia përplas regjisorit serb: Një propagandues politik dhe mohues i gjenocidit

Çitaku ia përplas regjisorit serb: Një propagandues politik dhe mohues i gjenocidit

07:51, 20/06/2021
A+ Aa A-

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e ka komentuar turneun që do të mbajë në Mal të Zi Boris Malagurski, regjisor serb si dhe mohues i gjenocidit, për hir të një dokumentari të cilësuar si propagandistik.

Çitaku, nëpërmjet një sërë replikash me regjisorin serb në ‘Twitter’, e ka cilësuar atë si “propagandist politik”, e jo artist. Po ashtu, për të ka thënë se është mohues i gjenocidit

“Boris Malagurski nuk është artist. Ai është propagandues politik. “Aktivist” për mohimin e gjenocidit. Ne bëmë veprimin e duhur disa vite më parë kur e shpallëm atë non-grata në #Kosovë”, ka deklaruar ajo, shkruan Gazeta Express.

Ndërkaq, si kundër-replikë, Malagurski ka vazhduar me narrativin propagandistik, duke thënë se ai “do kthehet në Kosovë kur serbët dhe shqiptarët do jenë të denjë do ta çlirojnë atë nga mafia e UÇK’së dhe okupatorët e NATO’s”.

“Unë do të kthehem në Kosovë kur serbët dhe shqiptarët do jenë të denjë ta çlirojnë atë nga mafia e UÇK-së dhe okupatorët e NATO-s. Së bashku ne do të nxisim një shoqëri multietnike në Provincën tonë Jugore, të hapur për të gjithë, ndryshe nga agjenda juaj politike monoetnike për djegien e kishave”, ka replikuar ai.

Ish-përfaqësuesja e diplomacisë kosovare në SHBA ia ka përkujtuar regjisorit serb se Kosova është republikë e pavarur, multi-etnike dhe multi-fetare.

|Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha. Raportim nga planeti tokë në univers paralel: Kosova është Republikë e Pavarur, multi-etnike dhe multi-fetare. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Pjesa tjetër nuk meriton asnjë koment, vetëm ha ha ha ha”, ka thënë ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Balo Bna20/06/2021 13:00

Vlora...edhe ti e din vete se je tu than rrena prej tute.... Boll

Shto koment

Denonco