Kryebashkiaku i Ramës në Librazhd, 60 milionë lekë për fuoristradë të re me kamio automatike

Kryebashkiaku i Ramës në Librazhd, 60 milionë lekë për fuoristradë të re me kamio automatike

15:33, 19/06/2021
A+ Aa A-

Një shumë prej rreth 60 milion lekë planifikon të shpenzojë Bashkia e Librazhdit, e drejtuar nga Kastriot Gurra, për blerjen e dy automjeteve.

Tenderi është shpallur së fundmi me fond limit 5,850,000 Lekë. Objekti i kontratës është “Blerje mjeti tip fuoristradë 4×4 për administratën e Bashkisë Librazhd dhe automjet fouristradë 4×4 për Agjencinë e Pyjeve dhe Kullotave”. Afati i fundit për dorëzimin e oferave nga të interesuarit është data 28 Qershor 2021.

Nga dokumentet e tenderit rezulton se mjeti i destinuar për bashkinë do të jetë më “cool” se ai për Agjencinë e Pyjeve dhe Kullotave.

Më konkretisht, për administratën e Bashkisë kërkohet një fuoristradë 4×4, me vit prodhimi “2012 e lart”. Kilometrat maksimale duhet të jenë 133 000 dhe fuqia motorike 250-300 KW – një zgjedhje aspak ekonomike.

Mjeti që kërkon bashkia po ashtu duhet të ketë xhama të zinj fabrike prapa. Gurra i Librazhdit po ashtu preferon sedilje lëkure, kompjuter bordi dhe opsione të tjera që i gjen te një automjet modern. Kujdeset po ashtu dhe për paraqitjen, teksa specifikon se mjeti duhet të ketë disqe alumini.

Nga ana tjetër, për automjetin që është i destinuar për agjencinë e pyjeve, kërkesat janë më modeste. Pranohet një fuoristradë me karroceri, me kamio manuale e vit prodhimi nga 2007-a dhe ekonomike: që të harxhojë 7.5 deri në 8 L për 100 km. Në këtë rast nuk ka kërkesa për sedilje lëkure, sensorë shiu , kamera, etj…

Duke parë specifikimet, pjesa dërrmuese e fondit, pritet të shkojë për automjetin e bashkisë./boldnews

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku20/06/2021 07:14

Këto automjete të vjetra sot nuk kanë asnjë vlerë nëpër Europë sepse nuk lejohen të qarkullojnë në qytete. Fuoristrada e 2007 kushton jo më shumë se 1500€ ndërsa ajo e 2012 maksimumi shkon 10 ose 12 mijë. Kusuri është për xhepin e kryetarit. Specifikimet e automjetit të kryetarit janë bërë ok për një auto që dikush e e ka dhe e ka bërë pazarin me kryetarin. Tenderi bëhet për ti mbyllur sytë SPAK mavrisë. Vidhni vidhni dhe kurrë mos u ngopshi !

Shto koment

Denonco