VIDEO/ I ftuar në SYRI TV, gazetari Poli Hoxha: Në Shqipëri ka laboratorë kokaine dhe heroine!

VIDEO/ I ftuar në SYRI TV, gazetari Poli Hoxha: Në Shqipëri ka laboratorë kokaine dhe heroine!

14:35, 19/06/2021
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e mesditës të drejtuar nga moderatorja Kllaudia Karabolli, gazetari Poli Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, për sa i përket arrestimeve të sotme të SPAK dhe kapjes së një sasie të madhe kokaine në portin e Durrësit pasditen e të premtes.

Sipas Hoxhës, rasti i arrestimit të prokurorit të Sarandës, Sali Hasës, është në vazhdën e e prioritetit të SPAK për të goditur elementët e kriminalizuar dhe të korruptuar brenda sistemit të drejtësisë. Nuk bëhet fjalë vetëm për ata që janë ende në detyrë, por edhe të larguarit nga sistemi si pasojë e vettingut, apo të dorëhequrit.

Gjithashtu në studio u diskutua edhe për operacion e kapjes së rreth 320 kilogram kokainë në portin e Durrësit e cila kishte kaluar nga pika kufitare e Qaf Thanës në kufi me Maqedoninë e Veriut.

Sipas gazetarit Hoxha, duket e çuditshme që kokaina të ketë ardhur nga ky korridor i cili njihet për trafikun e heroinës (Afganistan-Turqi-Bullgari-Maqedoni e Veriut-Shqipëri-Europë), ndaj hetimet janë përqendruar në dyshimet se sasia është ngarkuar brenda territorit shqiptarë.

Hoxha tha gjithashtu se ka të dhëna të besueshme nga agjencitë e huaja anti-krim se në vendin tonë janë instaluar laboratorë të përpunimit të kokainës dhe heroinës dhe ky mund të jetë një nga ato raste.

Për më shumë ndiqni më poshtë, intervistën e plotë në Syri TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco