DOKUMENTET/ Gjykata e Tiranës refuzon emërimin e Pjerin Ndreut

DOKUMENTET/ Gjykata e Tiranës refuzon emërimin e Pjerin Ndreut

12:17, 19/06/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës, ka refuzuar të njohë vendimin për zgjedhjen e Pjerin Ndreut, në krye të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Në vendimin e saj, Gjykata e Tiranës ka evidentuar disa të meta në mbledhjen e kësaj shoqate dhe e ka kthyer pas kërkesën për regjistrimin e saj, duke kërkuar plotësimin e të dhënave që mungojnë, që lidhen kryesisht me llogaritjen e votave

Nga SYRI TV

Gjykata ndër të tjera kërkon informacion për mënyrën se si është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme, ku u vendos shkarkimi i Voltana Ademit nga ky post dhe emerimi në krye të Shoqatës së Bashkive, të kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu:

"Cilët janë anëtarët që kanë kërkuar mbledhjen dhe në çfarë mënyrë kanë paraqitur kërkesën?"

"Nuk është e qartë së se si janë kryer njoftimet për mbledhjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme."

"Konkretisht, kush janë anëtarët që janë njoftuar?"

"Nuk është e qartë si janë llogaritur votat për shkak kuorumi dhe pjesëmarrje."

"Për gjykatën, është e paqartë ku është zhvilluar mbledhja dhe a janë njoftuar anëtarët për vendin e zhvillimit të mbledhjes, a kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ose jo."

Duke renditur këto argumente, gjykata i ka lënë afat kryebashkiakut Pjerin Nderu, në cilësinë e kërkuesit, të plotësojë të dhënat e munguara. Më datë 8 qershor, Shoqata e Bashkive vendosi zgjedhjen e Pjerin Ndreut në krye të saj, duke shkarkuar kësisoj nga detyra Voltana Ademin. Nënkryetarë u zgjodhën Alma Hoxha dhe Ilir Xhakolli.

Më herët, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u ka dërguar letër përfaqësuesve të trupit diplomatik mbi shoqatën e kryebashkiakëve. Ademi ka përsëritur letrën e dërguar më 24 maj për shqetësimet në lidhje me veprimet e pretenduara të anëtarëve të PS për të kapur ilegalisht Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë.

Ademi i referohet nje emaili, duke theksuar sse qëllimi është të zgjidhen organe e reja drejtuese të shoqatës para se të zhvillohet seanca gjyqësore në Gjykatë Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agim Krasniqi19/06/2021 18:01

Shtrohet pytja se në Shqipri me instalimin në pozita udhëgeqëse të pjestarëve të besimi të krishterë,a po zbatohet lufta e kryqzatave në mënyrë tani më të hapur,se ashtu mbështetet edhe prej shteteve perendimore. Në Shqipri 82% të popullatës janë të besimit mysliman,e sa përqind janë në poste shtetrore?

Shto koment

Denonco