Bashkëpunimi Kosovë-Turqi/ Presidentja Osmani jep detaje pas takimit me homologun Erdogan

Bashkëpunimi Kosovë-Turqi/ Presidentja Osmani jep detaje pas takimit me homologun Erdogan

22:09, 18/06/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit të Diplomacisë të Antalya-s.

Detaje se çka u diskutua në këtë takim, ka dhënë presidentja Osmani përmes një shkrimi në Facebook.

Osmani tha se me presidentin turk, biseduan për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha.

Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha. E falenderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum.

Kujtojmë se, takimi ka qenë i mbyllur për media, ndërsa është mbajtur në Qendrën e Kongreseve NEST, ku bahet edhe forumi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco