Philip Reeker viziton Tiranën më 30 qershor, zbulohet agjenda

Philip Reeker viziton Tiranën më 30 qershor, zbulohet agjenda

20:12, 18/06/2021
A+ Aa A-

Ndihmës Sekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, do të vizitojë Tiranën më 30 qershor, pas vizitës në Milano në 20-22 qershor.

Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe fushat e shqetësimit të ndërsjellë.

Pas Tiranës ambasadori Reeker, më 1 korrik do të mbërrijë në Ohër, ku do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga për në Prespë” për të theksuar mbështetjen e SHBA për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin.

Në Ohër ai do të takohet me kryeministrin Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar përparësitë e përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ismeti 19/06/2021 09:34

Unë nuk jam askush të vlerësoj politikanët amerikane por po jap një mendim krahasues. Z Reeker është një politikan më inteligjent dhe më i afërt me shqiptarët se Palmer e ai tjetri që nuk më kujtohet emri por e di që thonë se është pak si b ...q...

Shto koment

Denonco