Regjistrimi online/ Azizaj ngre alarmin: 3600 nxënës rrezikojnë të humbasin të drejtën e arsimimit

Regjistrimi online/ Azizaj ngre alarmin: 3600 nxënës rrezikojnë të humbasin të drejtën e arsimimit

19:14, 18/06/2021
A+ Aa A-

Në hapsirën e Intervistës së Ditës, në Syri TV me moderatoren Armela Ferkon, ishte Altin Hazizaj, Drejtor i Përgjithshëm CRCA / ECPAT i cili ngriti alarmin rreth procesit të regjistrimit të fëmijëve në klasë të parë në e-albania.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se procedura e regjistrimit për fëmijët e klasës së parë në vitin shkollor 2021-2022 ka ndryshuar totalisht duke e bërë online në e-albania. Kjo procedurë ka krijuar një sërë problematikash që janë ngritur për këtë rast.

CRCA / ECPAT ka ngritur alarmin se një numër prej mbi 3600 nxënësish, që si pasojë e kësaj procedure, do rrezikojnë të mbeten të pa regjistruar dhe pa shkollë.

Azizaj: Ju falënderoi që e trajtuat këtë çështje pasi ka një rëndësi të veçantë. Shifrat bazohen duke krahasuar dy shifra mes tyre. Një shifër del nga numri i fëmijëve që duhet të fillojnë shkollë, klasën e parë në këtë vit, bazuar me numrin e prindërve ose të familjeve të këtyre fëmijëve në lidhje me asksesin e tyre në internet. Deklarata ka hyrë në teknikalitete sepse duhet të sqarojë para qeverisë dhe opinionit publik, se kjo çështje ska të bëjë me personat që kanë akses në internet, por ka një numër shumë të lartë të familjeve shumë të varfra të cilat jetojnë në varfëri absolute dhe ato familje që janë me ndihmë sociale nuk mund të kursejnë dhe të blejnë pajisjet e nevojshmë për eksesin në internet.

Kjo shihet si një pengesë që do tu pamundësonte fëmijëve të tyre të drejtën për arsimim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco