Ministria u ndërpret kontratat e punës mjekëve specializantë, Vasili: Vendim arbritrar

Ministria u ndërpret kontratat e punës mjekëve specializantë, Vasili: Vendim arbritrar

17:57, 18/06/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e kontratave për qindra mjekë specializantë nga ana e rilindjes.

‘Një vendim arbitrar, i pa mend dhe arrogant u ndërpret mjekëve specializantë kontratën e punës.

Kush kupton fare pak mjeksi dhe njeh realitetin e përditshëm të spitaleve tona, e di shume mirë ngarkesën dhe rolin e mjekëve specializante’, shkruan Vasili në Facebook.

‘Pretendimi i Ministrisë së Shëndetësisë se këta duhet të marrin miratimin paraprak të saj është i trashë dhe pa kuptim’, sqaron më tej Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Qindra mjekeve specializante rilindja u nderpret Kontraten e Punes!

Nje Vendim arbitrar, i pa mend dhe arrogant u nderpret mjekeve specializante kontraten e punes.

Kush kupton fare pak mjeksi dhe njeh realitetin e perditshem te spitaleve tona dhe e di shume mire ngarkesen dhe rolin e mjekeve specializante.

Pretendimi i Ministrise se Shendetesise se keta duhet marrin miratimin paraprak te saj eshte i trashe dhe pa kuptim.

Çdo lek qe kane marre deri tani specializantet eshte miratuar nga Ministria se Drejtorite Rajonale nuk i kane paguar nga xhepi i tyre.

Dokumentet e meposhtme tregojne gjithshka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco