'Dhanë dorëheqjen për arsye personale'/ KLP miraton unanimisht kërkesat e dy prokurorëve

'Dhanë dorëheqjen për arsye personale'/ KLP miraton unanimisht kërkesat e dy prokurorëve

17:25, 18/06/2021
A+ Aa A-

Dy prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, Granit Shahu dhe Anila Galanxhi, largohen përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi në mënyrë unanime kërkesat e dy prokurorëve për t’u larguar nga detyra e tyre për arsye personale.

Prokurori Granit Shahu ka qenë kandidat për kryeprokuror të përgjithshëm të përkohshëm në vitin 2017 kur u zgjodh Arta Marku.

Ndërsa prokurorja Galanxhi u përball me shkallën e parë të vettingut por për të nuk është marrë akoma një vendim. Me miratimin e shkarkimit nga detyra KPK pritet të ndërpresë procesin e vettingut për Anila Galanxhin.   

Qeveria e prokurorëve gjithashtu ka vendosur në mënyrë unanime largimin e Anton Martinit nga kanditatura për në SPAK, pasi disa ditë më parë ai u shkarkua nga  Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Shkalla e dytë e vettingut konstatoi parregullsi në deklarimin e pasurive të Martinit. Ai ishte renditur nga KLP si i dyti për SPAK përsa i përket aftësive profesionale. Anton Martini njihet ndryshe si prokurori i dosjeve të forta, pasi arrestoi bandën e Durrësit, Bajrat e Shkodrës e tjerë.

Po ashtu është miratuar doëeheqja nga kandidimi për në SPAK nga KLP edhe i Elisabeta Imerajt, e emëruar me mandat 3 vjeçar  Drejtuese e Prokurorisë së Tiranës. Imeraj e ka kaluar shkallën e parë të vettingut ndërkohë po pret zbardhjen e vendimit dhe Komisioneri Publik ka 15 ditë kohë nëse do të bëjë ose jo ankim në KPA./ klannews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco