Hetimi në Romë: Miku i Ramës certifikon si autentike, piktura të falsifikuara

Hetimi në Romë: Miku i Ramës certifikon si autentike, piktura të falsifikuara

16:07, 18/06/2021
A+ Aa A-

Piktura të certifikuara si autentike pavarësisht se janë false.

Kjo është akuza e ngritur kundër Vittorio Sgarbit nga komanda e karabinierëve për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Veprat duhej t'i atribuoheshin piktorit Gino de Dominicis, por për karabinierët ato ishin të falsisikuara. Procedimi, që ka npn hetim edhe kritikun e artit, është hapur në Romë dhe do të vazhdojë aty, pasi gjyqtarja Angela Gerardi refuzoi të mërkurën kërkesën e mbrojtjes për transferimin e procedimit në rajone të tjera për kompetenca territoriale.

Seanca është shtyrë për më 30 qershor.

Ky është i njëjti hetim gjatë të cilit, në nëntor 2018, u arrestuan dy persona, të vendosur në arrest shtëpie. Janë proceduar 21 persona, midis të cilëve edhe kritiku i njohur i artit, të cilit gjyqtarët i vënë në dyshim vlefshmërinë e rolit si president i Fondacionit të Arkivit Gino De Dominicis në Romë, për shkelje të nenit 178 shkronja C të Kodit të Trashëgimisë Kulturore dhe Peizazhit . Në nëntor të dy viteve më parë, u sekuestruan mbi 250 vepra të konsideruara të falsifikuara, me vlerë mbi 30 milion euro.

‘Një operacion ekspertize i pazakontë, i kryer pa i parë fare pikturat, duke u konsultuar maksimumi me disa foto’, thuhet në aktet e hetimit, të cilave u janë bashkangjitur disa fotografi që shfaqin Sgarbin teksa firmos certifikatat e autenticitetit, njëherazi duke folur në telefon.

Fotot u botuan në gazetën La Repubblica, e cila shkruan se takimi në të cilin kritiku certifikoi pikturat u zhvillua në hollin e hotelit Carlyle në Milano, më 25 qershor 2014. Në fotot që kanë në dorë hetuesit, Sgarbi firmos certifikatat duke u bazuar në fotografitë e pikturave.

‘Vetëm injorantët nuk e dinë që 98 për qind e ekzaminimeve të kuadrove bëhen përmes fotografive, ato fletë janë stampuar paraprakisht nga Fondacioni, por të gjitha kishin bashkangjitur foton së cilës iu referoheshin. Cili është problemi? Unë certifikoj atë që më pëlqen dhe ku më pëlqen’, thotë Sgarbi.

Ai nuk ka marrë para për të firmosur certifikatat: sipas La Repubblica, Sgarbi është paguar vetëm me një kompensim 170 mijë euro për rolin si president i Fondacionit De Dominicis.

Sgarbi njihet si mik i afërt i Edi Ramës dhe shpeshherë kritiku italian vjen në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Molla e dijes18/06/2021 19:20

Sgarbi! Legen histerik, e me sa duket edhe falsifikator! Capra!

Shto koment

Denonco