‘Lufta e ftohtë’ në Vlorë/ Bashkia në kaos, Këshilli Bashkiak kundër Lelit

‘Lufta e ftohtë’ në Vlorë/ Bashkia në kaos, Këshilli Bashkiak kundër Lelit

15:55, 18/06/2021
A+ Aa A-

Lufta e ftohtë në Partinë Socialiste të ka sjellë krizë institucionale në Bashkinë e Vlorës, ku Këshilli Bashkiak rrëzon urdhrat e kryetarit Dritan Leli.  Ky I fundit kishte vendosur shkarkimin e Sekretarit të Këshillit për shkak të mbushjes së moshës së pensionit por anëtarët e Këshillit  me votë e pezulluan këtë vendim.

Nga SYRI TV

Pas krizës politike e përplasjeve mes PS-së  së Vlorës dhe Dritan lelit, duket se situata ka kaluar në një tjetër fazë duke e futur bashkinë në një krizë institucionale.

Këtë të premte kryebashkiaku Dritan leli ka zëvendësuar sekretarin e Këshillit bashkiak, i cili mbushi moshën e pensionit, duke emëruar në këtë post një tjetër zyrtar, por ky vendim është kundërshtuar nga këshilli bashkiak, i cili ka kërkuar rikonfirmimin në detyrë të Agron Gjipali.

Këshilli bashkiak e shpërfilli vendimin e Lelit për të ndërprerë kështu bashkëpunimin me Gjipalin,duke vendosur që të mbetet në detyrë ky i fundit.

Me 40 vota pro dhe 2 kundër këshilli bashkiak vendosi që sekretar të mbetet Agron Gjipali,pavarësisht se është në moshë pensioni ndërkohë që këshilltarët e kanë konsideruar vendimin e Lelit si tendencioz për shkak të situatës së krijuar.

Në mbledhjen e zhvilluar në Teatrin Petro Marko, Kryebashkiaku Leli zgjodhi të mos ishte fizikisht, por mori pjesë në takim vetëm online. 

Kujtojmë se ditën e djeshme Partia Socialiste e ka përjashtuar sërish Lelin nga aktivitetet në territorin e Vlorës, ndërsa nuk kanë munguar shigjetimet për kryebashkiakun.

Gjatë një aktiviteti të organizuar në ishullin e Sazanit, ku ishin të pranishëm, ministri Klosi dhe deputeti Gjiknuri, ky i fundit deklaroi se Bashkia Vlorë duhet të punojë më shumë për pastrimin, ndërsa ironizoi se në vend të Lelit kanë të pranishme nënkryetaren.

Pas konfliktit të Kryebashkiakut Dritan Leli me Ramën deputet në ikje të Partisë Socialiste por edhe ata që do jene në parlamentin e ardhëm janë hedhur në sulm ndaj Kryebashkiakut Leli.

Ndërkohë mes atyre që kanë vendosur ti shpallin luftë Dritan Lelit janë edhe Këshilltarët dhe drejtuesit lokal të Partisë Socialiste Vlorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rrustem Brava18/06/2021 16:19

Ore po lexoni ndonjehere ndonje cope leter more burra e gra.Me ligj sekretarin e keshillit bashkiak e emeron Keshilli jo Kryetari i Bashkise. Edhe per daljen ne pension kur mbush moshen nuk vendos keshilli apo Kryetari, por ligji

Shto koment

Denonco