Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Bogdani: PD nuk njeh zgjedhjet, por do të futet në Kuvend, partisë i duhet hapje e madhe

Bogdani: PD nuk njeh zgjedhjet, por do të futet në Kuvend, partisë i duhet hapje e madhe

22:01, 17/06/2021
A+ Aa A-

I ftuar në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Gert Bogdani u shpreh se pas zgjedhjeve për kryetar të partisë do të ketë një riformatim të partisë Demokratike.

Bogdani tha se po pritet raporti raporti i OSBE/ODHIR që është i vetmi zë i rëndësishëm lidhur me certifikimin e zgjedhjeve në vendin tonë.

Bogdani: Pas zgjedhjeve për kryetar të partisë do të kemi një riformatim të partisë. Jo vetëm një ndryshim emrash, por edhe një ndryshim të strategjisë së partisë së çfarë do të bëhet më tej. Do të jetë kryesia e partisë që do të shprehet për këto ndryshime emrash dhe statutore ndoshta. Në raport me zgjedhjet, KQZ-ja dhe institucionet e tjera zgjedhore janë të njëanshme dhe janë ngritur me një qëllim të caktuar, por në këtë mes i rëndësishëm është raporti i OSBE/ODHIR që është i vetmi zë i rëndësishëm në këtë aspekt. Në një raport paraprak nuk i ka vlerësuar aspak këto zgjedhje.

PD ka thënë se zgjedhjet nuk i njeh, por do të shkojë në Kuvend. Në shtator ne nuk kemi vetëm parlamentin, por shumë strategji të reja politike. Sigurisht që do të fokusohemi edhe të zgjedhjet e ardhshmet lokale. Nga ana tjetër, ne e kemi bërë të qartë qasjen tonë në raport me Berishën non grata dhe mandatin e tij. Nuk pres të ketë një debat lidhur më këtë çështje. Ne kemi pasur një proces të mirë zgjedhor në parti. Sigurisht ka pasur disa parregullsi sporadike në lidhje me emra të caktuar në listën e zgjedhësve. Unë nuk e di pse nuk u dhanë listat për votuesit e PD-së.Bogdani shtoi se duhet të ketë një shtrirje dore ndaj kandidatët për kryetar se kishin guximin dhe vullnetin për një PD, si dhe kundrejt shoqërisë civile.

Bogdani: Sigurisht që duhet të ketë një shtrirje dore sidomos për ata që ishin kandidatë për kryetar se kishin guximin  dhe vullnetin për një PD, sipas tyre më të mirë, pavarësisht mbështetjes që ata morën. PD-së i duhet çdo individ i mundshme. Po ashtu, i duhet jnë hapje PD-së në raport me shoqërinë civile sepse ka shumë intelektualë dhe aktivistë.  Drejt tyre duhet shtruar një dorë bashkëpunimi se vetëm kështu do të kemi një Shqipëri më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber Pashtriku18/06/2021 07:06

Jo zoteri nuk duhet hapje e madhe! PD-se ne radhe te pare i duhet pastrim nga spiunet e ish-sigurimitvte shetit, E dyta nga morrat e Sorosit Dhe fare ne fund hapje ndaj vlerave te djathta Hapje e madhe ndaj kujt?!@@

Molla e dijes18/06/2021 00:34

POSHTË DIKTATORI, RROFTË DIKTATORI ! Tek bënin fushatë zgjedhore tre parti, Ambasadorët thoshin mos e shit votën, Por votat ishin blerë pa u hedhur në kuti, Se shqiptarët dëgjojnë xhepin e jo botën! Menjëherë për fitoren Amerika uroi Ramën, Ende pa u çertifikuar rezultati përfundimtar, S'kishin ç'të thoshin për blerjen dhe dramën, Më mirë të bënin si qorra se rolin si gomar! Në fund të fundit ky është çmimi që paguajmë, Nga indiferenca jonë në zgjedhje në demokraci, Një popull që shet votën idiot mund ta quajmë, Dhe e ka hak të qeveriset me shkërdhatokraci! Në një vend ku poeti bën propagandën e pushtetit, Dhe di të bëjë vetëm opozitën e opozitës përherë, E sigurtë është që ky vend nuk është fare i lirë, Është një vend "diktatorial", një mut vendi mender! Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute, Ble vota, media, e intelektualë kjo "bishë" e paparë, Amerika e di shumë mirë se si rrëzohen regjimet, Tërë këtë kosto s'ka pse vetë përsipër ta marrë. Prandaj në demokraci duhet opozita e vërtetë, Se ajo është shpresa dhe garancia për lirinë, Por kur për opozitarë kemi ca koqeprerë për ibret, Populli do thojë rroftë diktatori bashkë me partinë!

Shto koment

Denonco