Bejtja: Kurti, lideri i parë shqiptar që thotë “unë vendos”, duhet respektuar qëndrimi i tij

Bejtja: Kurti, lideri i parë shqiptar që thotë “unë vendos”, duhet respektuar qëndrimi i tij

21:37, 17/06/2021
A+ Aa A-

Analisti Andi Bejtja i ftuar në emisionin “Çim Peka live” në “Syri Tv” deklaroi se Albin Kurti duhet respektuar, për shkak se është lideri i parë shqiptar që deklaron “unë them”.

“Kemi ndarje epokash. Kam vënë re se liderët e tjerë të Kosovës shprehen “neve na u tha”, kur shkojnë nëpër takime ndërkombëtare, neve morëm porosi etj. Albin Kurti ndërkohë thotë “unë them” dhe kjo është një lloj epoke e re, që duhet të shihet nëse do i shikohet hajri, por kemi një lider që shprehet se “unë jam” për herë të parë, duke pasur edhe një farë rezistence edhe ndaj ndërkombëtarëve, qofshin ata amerikanë.

Duhet respektuar them unë. Është hera e parë që dikush thotë unë vendos e ka katër propozime, kjo është taktikë më shumë sesa ka të bëjë realisht me propozimet.

Shumë nuk e kanë bërë këtë gjë, në këto takime delikate, sesi do të shkojë ende nuk e dimë. Ka ardhur koha dhe Amerika e Europa të kuptojë çështjet tona. Por, liderët që thonë “unë them” janë për t’u respektuar, pavarësisht se Kosova e ka fituar pavarësinë falë edhe ndërkombëtarëve”, deklaroi Bejtja. /Dionis Xhafa - Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco