Nesho: Të gjithë duhet ta përkrahim Kurtin përballë Serbisë. Ecuria e Kosovës varet nga vetë ne

Nesho: Të gjithë duhet ta përkrahim Kurtin përballë Serbisë. Ecuria e Kosovës varet nga vetë ne

21:24, 17/06/2021
A+ Aa A-

Diplomati i njohur Agim Nesho, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, në Syri Tv deklaroi se të gjithë sot duhet ta përkrahim Albin Kurtin përballë Serbisë.

Nesho theksoi se ecuria e Kosovës varet vetëm nga ne e kjo gjë duhet që të kuptohet qartë.

“Të gjithë duhet ta përkrahim Albin Kurtin përballë Serbisë. Kosova nuk është shtet i papërfunduar, e kanë njohur të gjitha shtetet e fuqishme perëndimore. Nuk duhet të kemi asnjë inferioritet ndaj komunitetit ndërkombëtar.

Ecuria e Kosovës varet nga vetë ne. Veprimi i Kurtit është dinjitoz, e ka kuptuar se kjo lojë është e fuqive perëndimore dhe e Serbisë. Shpesh herë i është kërkuar Kosovës të pranojë disa kompromise që nuk janë aspak normale. Kosova vetë duhet të ketë rrugën e saj dhe Kurti me shumë dinjitet po paraqitet i barabartë dhe kjo është edhe kërkesë e amerikanëve. E kam parë fjalimin e Netanyahut. Kosova dhe Izraeli ngjajnë, Kosova ka nevojë për lidera të vendosur, që dinë të thonë atë që mendojnë edhe kur kanë përballë shtete të forta, Kurti kërkon nga komuniteti ndërkombëtar pa inferioritet, që të ketë edhe produkt në bisedime, sepse e sheh se përballë Vuçiç, përfaqësues i nacionalistëve serbë të rinj, e ky është vetëm qëndrim serioz e dinjitoz.

Duhen kërkuar rrugë alternative. Edhe në Amerikë thuhet se Kosova nuk ka pse të shkojë andej nga e çon propaganda serbe. Izraelin deri 40 vende nuk e kanë njohur, por është sot fuqi e madhe në Lindjen e Mesme. Kjo është rruga e Kosovës, të futet në NATO. BE dhe NATO mos të shikojnë se Kosova duhet të bisedojë patjetër me Vuçiç, dhe Vuçiç duhet ta vendosë nëse do BE-në apo Rusinë e Kinën”, u shpreh Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco