“Po” e Holandës për negociatat, Abilekaj: BE zhduku kushtet, e shqetësoi marrëdhënia Rama-Erdogan

“Po” e Holandës për negociatat, Abilekaj: BE zhduku kushtet, e shqetësoi marrëdhënia Rama-Erdogan

20:06, 17/06/2021
A+ Aa A-

Gazetari Elton Abilekaj, në një intervistë në Syri Tv, foli për një sere çështjesh aktuale politike në vend.

Ai dha opinionin e tij ndër të tjera edhe për zgjedhjet në Partinë Demokratike.

Abilekaj theksoi se deklaratat që po bëhen aktualisht nga kundërshtarët e Bashës janë të pabazuara dhe se zgjedhjet treguan se partia është me kryetarin.

“Doja ta pyes vetë zotin Nishani se çfarë do të thotë “maskaradë elektorale”. Maskaradë është që një njeri voton disa herë me maska apo si është kjo. Nuk doja ta dija se çfarë është maskaradë që ta diskutoj. Masakër nuk është. Garë e barabartë nuk ishte. Nëse do kishte masakër elektorale, do shikonim njerëz që do ankoheshin në mënyrë konkrete. Nuk kemi dëshmi dhe ankimime të vërteta. Deklaratat e kundërshtarëve janë të pabazuara. Basha duhet ta jepte dorëheqjen dhe të hynte në garë. Zgjedhjet treguan se partia është ende me kryetarin. Kjo është një shenjë e një partie jodemokratike. Duhet kujtuar se PS kishte disa figura, që konkurronin më 2005 për kreun e partisë”, tha Abilekaj.

I pyetur për faktin se Holanda i tha “po” hapjes së negociatave me Shqipërinë, Abilekaj vlerësoi se BE duket se është nën presion, për shkak se atë e shqetëson raporti mes Ramës dhe Erdoganit.

“Ajo që ka thënë Rama se ka ndryshuar Holanda e jo ne, nuk është e vërtetë. Kjo sepse edhe Gjermania ishte kundër. Kushtet e famshme janë importim i kushteve të Bundenstagut. Ndërsa, sot Bundestagu ka hequr kushtet. Nuk kemi dënime të zyrtarëve të lartë dhe as dënime për krimet zgjedhore, kemi zgjedhje të lira që nuk janë të tilla, edhe raporti i ODIHR shprehet se standardi i tyre nuk është plotësuar. U zhdukën kushtet papritur, e duhet parë se ku ndodhemi.

Rama fitoi me anë të ndihmës së Erdoganit. Rindërtimi ishte proces që dështoi po të mos ishte Erdogani me ndërtimin e një lagjeje në Laç dhe u ndërtua edhe një spital në Fier, që nuk u ndërtuasiç duhet. Rama bënte ofertë elektorale, që më votoni mua, që të qeverisë Erdogani. Kushtet u zhdukën papritur, për shkak se BE kishte frikë nga influencat lindore. Zhdukja e kushteve kështu shpjegohet mendoj unë. Marrëdhënia mes Ramës dhe Erdoganit shqetësoi BE-në.”, u shpreh Abilekaj.

Në lidhje me vendimin që pritet të japë Gjykata Kushtetuese për Teatrin, Abilekaj vlerësoi se vendimet duhet të jenë apolitike.

“Unë mendoj se në Gjykatën Kushtetuese janë zgjedhur emra të mirë, figura që marrin vendime të denja, e nëse janë të zgjedhur politikisht, atëherë vendimet janë shabllone. Vendimet duhet të jenë pa u ndikuar politikisht. Mendoj se vendimi i tyre duhet të jetë i drejtë. Nëse Kushtetuesja nuk bën drejtësi për Teatrin, kjo gjykatë do bëjë çdo çmenduri të Ramës”, tha Abilekaj.

Në fund, Abilekaj shtoi se Albin Kurti është lideri i vetëm shqiptar që nuk ka nevojë për oligarkë për të qeverisur.

“Kurti hoqi takes për automjetet. Kjo tregon se qeveria e Kosovës është e pakapur. Kjo dëshmon se Albin Kurti është i pakapur, edhe pse oligarkët janë të fuqishëm. Kurti është çliruar nga oligarkia. Ne nuk po çlirohemi ende nga oligarkia e nuk besoj se do të çlirohemi nga oligarkët. Albin Kurti është shembulli se një qeveri qëndron edhe e pakapur nga oligarkia”, përmbylli Abilekaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t17/06/2021 23:52

Sipas ketij albilekes, be na e shqetesoka miqesia e mizes rama me elefantin erdogan!!! Pike e zeze.Kurse miqesia vuqiq-erdogan nuk e shqetesoka. Futja pordhes

Shto koment

Denonco