Zhaku 'shpërthen' në SYRI TV: As nuk shitem, as nuk blihem, kam ikur nga 'markata'

Zhaku 'shpërthen' në SYRI TV: As nuk shitem, as nuk blihem, kam ikur nga 'markata'

12:17, 17/06/2021
A+ Aa A-

“Mbrëmë në 12 të natës mbërrita pas 3 vitesh në Tiranë bashkë me Christian dhe xhiroja e mëngjesit ishte një mrekulli.  Tirana është bërë yll, stadiumi Air Albania m’u duk fantastik, shkolla "Kosova" fantastike. Pemë e jeshillëk sa të duash, nuk di vërtet çfarë ju bën të shihni negativen tek çdo gjë pozitive. Tirana si shpirt, si yll, si dritë.”/ Postim i artistes Inida Gjata (Kreuz) në Fb që thithi 324 komente.

Artistja Inida Gjata, e rikthyer pas tre vjetësh në Shqipëri me bashkëshortin e saj Christian nga Gjermania, kësaj radhe pa bërë asnjë provokim tipik artistik për të cilat ka spikatur, duket se ka shpërthyer një minë sapo ka vënë këmbën në Tiranë më 11 qershor.

"Këtej krijon armiqësi kur thua pse prishën Teatrin - nga ana tjetër pse thua ti që ka lule"

Artistja ka ardhur me dëshirën për të bërë një koncert të sajin, me më shumë pjekuri dhe me shumë përkushtim, por një ndjesi që e shprehu haptazi, në ajër, e lirë, ngacmoi si edhe ata që e njihnin prej së largu, edhe ata prej së afërmi, duke e përfshirë në një debat publik politik ku nuk munguan as fyerjet ndaj saj.

E mirënjohura si Zhaku hodhi në Fb, fill pas ardhjes në Tiranë, përshtypjen e parë që i erdhi: “Mbrëmë në 12 të natës mbërrita pas 3 vitesh në Tiranë bashkë me Christian dhe xhiroja e mëngjesit ishte një mrekulli. Tirana është bërë yll, stadiumi Air Albania m’u duk fantastik, shkolla "Kosova" fantastike. Pemë e jeshillëk sa të duash, nuk di vërtet çfarë ju bën të shihni negativen tek çdo gjë pozitive. Tirana si shpirt, si yll, si dritë.”

Ky postim rrëmbeu vëmendjen qindra personave, 324  prej të cilëve nuk ngurruan ta komentonin e ta kundërshtonin në thelbin se si ishte e mundur dhe çfarë të bukure shihte ajo  tek Tirana e kullave dhe e betonit.

Por, si e priti Zhaku këtë reagim, këtë "lumë" nervash nga të zhgënjyerit prej saj? Zhaku, që kundërshtoi prishjen e Teatrit Kombëtar...

Këtë mëngjes Gjata u thirr në studion e "Kafe Shqeto" në SYRI TV ku pati një rrëfim dhe bashkëbisedim interesant me moderatorin Flavio Qarri. Ajo nuk mungoi të sulmojë edhe një shkrimtar që reagoi ndaj vlerësimit si “fantastik” që i bëri ajo shkollës së rindërtuar "Kosova", shkrimtar që me sa duket nuk kishte gjetur atë ç’ka i nevojitej nxënësve dhe fëmijëve të tij tek një projekt i realizuar nga bashkia e Tiranës. 

Flavio Qarri: Pyetja dhe kurioziteti i njerëzve lidhet me ardhjen tëndë dhe që ka ngjallur jo vetëm kuriozitet e kërshëri, por edhe reagime në rrjet.

Gjata: Eh, më mërzitën se thashë unë se "ka dy tre pemë... Aman… Po a janë në terezi këta? Pse nuk do ta them atë që shoh?!

Qarri: Po mjafton një koment pozitiv për Tiranën si qytet dhe qytetarët ia atribuan politikës!

Zhaku: “Je shitur, je blerë!!!” Njerëz të korruptuar nga brenda! Nuk më intereson mua, as leku, as fisheku, asgjë! As nuk shitem, as nuk blihem. Jam 40 vjeçe, ikën kohërat e “shitjes dhe blerjes”, kam ikur nga “markata”. Çfarë them, e them se e mendoj, kështu që s’e kuptoj pse mërziten, se nuk ka ndonjë gjë të këqe të thuash se është Tirana bukur. Tirana ka probleme, patjetër që ka. Është uji e këto, ka probleme, por unë që tashti vij pas tre vjetësh….Ne e shohim ndryshimin, e shohim edhe zhvillimin.

Qarri: Nejse, nuk është se po thonë se ti po i bën “qokën” kryetarit të bashkisë.

Zhaku; Ç’punë kam me qoka unë?! Jo, më vjen keq që i shohin gjërat gjithmonë kështu, me shitje, me blerje. Tregojnë karakterin e tyre. Por kur i lexova komentet në gjermanisht, dua të them se kam qeshur shumë.

Qarri: Edhe në gjermanisht?!

Zhaku; Po i lexonte Kristiani, se të ishte për mua s’i lexoja fare…Që kur pashë komentin e shkrimtarit që s’po i përmend emrin….Çfarë argument është ky o Flavio, ma shpjego pak: “Te shkolla Kosova kam fëmijët, po palestra është kat të dytë, klasat janë kat të parë!” Kush ma shpjegon mua çfarë problemi ka këtu?!

Qarri; E qartë, mister!

Zhaku: Shkrimtar biri i botës. Është shkrimtar me çmime! Që kur lexova këtë, i mbylla fare e thashë “lëre, le të thonë ç’të duan”. Dhe Kristiani i lexonte pastaj nga kurioziteti.

Qarri: Dhe me një argumentim të tillë i është bërë reklamë besoj po dhe anatemuar pak, koncerti yt në datën 24 mos gaboj tek Reja?

Zhaku: Po, më kanë bërë shumë reklamë dhe thosha “rrofshi, rrofshi për reklamën!”. Posto e bëj, edhe Altin Goxhaj kishte marrë dje iniciativën të shkruante një artikull për mua. Ua! -  thashë, - po a kanë punë këta njerëz?! Kjo është pyetja ime, keni punë o njerëz?! Po s’patët, hajde më hekurosni pak rrobat!

Qarri: Ndërkohë nëse s’kanë punë në datën 24 mund të vijnë tek koncerti yt.

Zhaku: Te koncerti e morëm vesh që nuk do të vijnë, do të bojkojtojnë koncertin e të shiturës, se normal kush janë ata që do të vijnë tek koncerti im "të shitur, të blerë”.

Qarri: Do të jesh në situatë delikate, mbështetësit e Lalit dhe të Kryeministrit do të bojkotojnë për atë që ke thënë më përpara – antagonistët e tyre do të bojkotojnë për këto që ke thënë pasi erdhe. Si do t’ia bësh, kush do të të vijë Zhak?

Zhaku: Po mbushet plot, të gjithë do të vijnë, kot e kanë, prandaj u them mos bëni gam gam, se aty do vini. Eh ç’na ka gjetur me të vërtetë: këtej krijon armiqësi me atë që thua pse prishën Teatrin për shembull apo gjëra të tjera - dhe me këta të tjerët që thonë "pse thua ti që ka lule, pse thua ka gjelbërim!!!"/ar.sh/SYRI.TV

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco