VIDEO/ Takimi kundër trafikut të njerëzve, Kim sjell në vëmendje dekretin e Biden

VIDEO/ Takimi kundër trafikut të njerëzve, Kim sjell në vëmendje dekretin e Biden

12:12, 17/06/2021
A+ Aa A-

Trafiku i qenieve njerëzore mbetet një nga fenomenet shqetësuese për vendet e Bashkimit Evropian. Sot është mbajtur në Tiranë konferenca për trafikun, ku ambasadorët e OSBE dhe BE kanë nxjerrë në pah domosdoshmërinë për pasjen e një strategjie për këtë sfidë. Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka risjell në vëmendje dekretin e Presidentit Joe Biden, që futi Shqipërinë në listën e vendeve që do të preken me sanksione ndaj individëve dhe qeveritarëve që me veprimet e tyre cenojnë politikën e jashtme amerikane.

Nga SYRI TV

Zyra e OSBE organizoi sot në Tiranë konferencën ‘Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri’. Në konferencë merrnin pjesë përfaqësues të qeverisë dhe ambasadorët e disa prej vendeve aleate të Shqipërisë.

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco u shpreh në fjalën e tij se trafiku i qenieve njerëzore është një prej problemeve më shqetësuese në botë ndaj dhe kërkohet marrja e masave nga çdo qeveri.

‘Trafikimi i qenieve njerëzore është plagë e globit. Kjo murtajë vijon, miliona persona në botë janë viktima të punës së detyrueshme dhe shfrytëzimit seksual, shumica janë gra dhe fëmijë. Organizatat kriminale fitojnë para me këtë kriminalitet. OSBE drejton aleancën kundër trafikimit të personave. Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër trafikimit të personave’, tha ambasadori i OSBE, Del Monaco.

Nga ana e saj, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim solli në vëmendjen dekretin e Presidentit Joe Biden për të penalizuar çdokënd që cenon politikën e jashtme të SHBA, ku përfshihen edhe ata që bëjnë trafik.

‘Biden e kanë bërë të qartë që korrupsioni dhe krime të tjera destabilizuese përbejnë kërcënime jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Shqipëria për integrimin në BE nuk i kërkohet asgjë më pas, urdhri i Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor e ngre në përparësi, në synojmë përgjegjës ose bashkëpunëtorë për abuzimin me të drejtat e njeriut të jenë pas hekurave. Nëse trafikoni qenie njerëzore do ju pezullojmë hyrjen në SHBA, nëse keni vizë ajo nuk do iu hyjë më në punë, nëse trafikon qenie njerëzore do të marrë veprime për pronën tua nëse ka lidhje me SHBA, urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv’, tha Yuri Kim në fjalën e saj.

Për ambasadorin e BE-së Luiggi Soreca, theksi duhet vendosur te strategjia e vendeve të BE-së për të parandaluar trafikun e qenieve njerëzore, e sipas tij kjo strategji duhet të zbatohet edhe në Shqipëri si një vend me statusin kandidat.

‘Qasja e Bashkimit Evropian është në përputhje me atë të OSBE dhe ne besojmë se do të arrijmë sukses vetëm nëse punojmë ngushtësisht me njëri-tjetrin. Ne kemi një strategji si BE për të luftuar këtë fenomen. Kjo është një strategji e cila tashmë po shtrihet në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ne e kërkojmë edhe nga vendet kandidate. Synimi ynë që trafikimin e qenieve njerëzore nga një krim me rrezik të ulët, por me fitim të lartë ta kthejmë në një krim me fitim të ulët, por me rrezik të madh’, theksoi ambasadori i BE-së në Tiranë gjatë fjalës së tij.,

E pranishme në këtë aktivitet, zv. Ministrja e Brendshme Romina Kuko nxori në pah emigrimin e parregullt të shqiptarëve, e cila kohët e fundit është kthyer në një fenomen shqetësues për Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t17/06/2021 17:22

Sipas dekretit te Bides,Berisha cenoka interesat amerikane,kurse ramë kurva bilalit dhe autokrati skizofren i shqiptareve nuk i cenoka interesat amerikane.Fuck you dash.

Shto koment

Denonco