‘Klonohet’ Romina Kuko, shfaqet njëkohësisht në takimin online të kryeministrit dhe në konferenën e OSBE

‘Klonohet’ Romina Kuko, shfaqet njëkohësisht në takimin online të kryeministrit dhe në konferenën e OSBE

11:30, 17/06/2021
A+ Aa A-

Nisma “Gati për Shqipërinë” është etiketuar së fundi si një dritare për të gjithë të rinjtë që duan të kontribuojnë me projekte në mandatin e 3 të Partisë Socialiste.

Kryeministri Rama, ka zhvilluar një takim online me një tjetër grup të rinjsh ditën e sotme ku shfaqet si takim LIVE në faqen e tij të Facebook me një grup aplikantësh.

Në të njëjtin orar paraditen e sotme u zhvillua konferenca “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qënieve njerëzore në Shqipëri” e OSBE në Tiranë në të cilën morën pjesë figura të rëndësishme politike, ndër to dhe zëvendësministrja e brendshme Romina Kuko.

Romina Kuko, zëvendës ministre e brendshme që nga 9 Tetori 2017 shihet në të njejtin orar paralelisht edhe në video live të kryeministrit edhe në conference live, gjë që tregon qartazi se takimi online i Ramës me të rinjtë nuk zhvillohet drejtpërdrejtë.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco