VIDEO/ Ali: Qeverisja propagandistike e Ramës do e marrë shpagimin

VIDEO/ Ali: Qeverisja propagandistike e Ramës do e marrë shpagimin

11:03, 17/06/2021
A+ Aa A-

Tariq Ali, intelektual i njohur britanik, aktivist e ze? i forte? publik i se? majte?s, pene? e re?ndesishme e ‘Guardian’ dhe ‘LRB’, analizon  ne “A-SHOW” në intervistë me Adi Krastën, modelin politik të qeverisjeve të sotme në Ballkan, rolin e projektin e organizatave joqeveritare ne? to, pe?rfshi Soros, dështimin e pashmangshe?m te propagandës dhe shembullin ‘Blair’, përhapjen e “cancel kulture” nga SHBA në Europë, etj...

“Qeveria shqiptare nuk ka asgjë të përbashkët me një qeveri socialiste, por nga ana tjetër ka gjithçka të ngjashme me disa qeveri të rajonit apo më gjerë, sic? janë korrupsioni në nivel të  lartë, vjedhja e votës, blerja e politikanëve etj...,” thotë ai.

“Shpagimi i qeverisjes me propagandë vjen herët a vonë. Librat e Tony Blair sot nuk gjenden në raftet e autobiografive, por në ato të kriminalistikës nëpër librari sepse u konsiderua gënjeshtar nga publiku i gjerë”.

“Vendet post-komuniste në Ballkan e Europë Lindore janë qeverisur këto vite sipas një modeli e projekti të paravendosur.

Ish-burokratë e njerëz të rëndësishëm të atij sistemi u bënë oligarkët e sotëm.

Organizata joqeveritare si Soros, por jo vetëm, ndërhyjnë në politikën e këtyre vendeve nëpërmjet blerjes së intelektualëve, fondeve, shkollimit të studenteve e përgatitjes së politikanëve të së ardhmes. 

Alternative e vetme për t’i bere balle është forcimi i opozitarizmit dhe lëvizjet masive. Organizata të vogla politike si ato të studentëve duhet të kthehen në parti politike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

endri fuga shet bythen te rruga17/06/2021 14:12

duket sikur ky eshte plani i rradhes i evropianeve dhe sorosit.asgje ndryshe. te njejtet "ish" burokrat do vendosin dhe do bejne planin e paracaktuar...pra plani tyre i pare vazhdon akoma thjeshte po flasin per status quo

Shto koment

Denonco