Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zëvendësi i Ramës merr në mbrojtje kryebashkiakun e dënuar me burg

Zëvendësi i Ramës merr në mbrojtje kryebashkiakun e dënuar me burg

10:32, 17/06/2021
A+ Aa A-

Jo vetëm që nuk ju kërkojnë ndjesë qytetarëve, pse ju vunë për kryetar Bashkie një të dënuar me burg, por edhe e marrin në mbrojtje!

Këtë ka bërë zëvendësi i Ramës (Zv.kryeministri) Erion Braçe së fundmi, për rastin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës të cilin e kapi prokuroria pas një hetimi të gjatë.
Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut socialist Qerim Ismailja, i cili rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi, por këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizmit në kohën kur kandidoi.

Hetimi për Ismailaj erdhi pas akuzave të bërë nga Partia Demokratike, ku më pas KQZ i kërkoi Prokurorisë që të verifikonte nëse ai ishte i dënuar. Pas kryerjes së hetimeve Ismailja rezultoi se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Ndërsa së fundmi Erion Braçe, i del në krah Ismailajt, duke thënë se në Greqi është dënuar se ka kërkuar rrogën e tij tek pronari grek.

Braçe thotë se Ismailaj është dënuar pa qenë në dijeni, ndërsa shton se ai ka qenë punëtor krahu në Greqi dhe vetëm ka kërkuar rrogën me forcë.

“Tani vëreni veten në lëkurën e një punëtori në ndërtim në Greqi që rropatet dhe i mohojnë rrogën, merrni fryme dy herë e kujtoni edhe familjarë tuaj që e kanë bërë e vuajtur këtë hall atje poshtë, në ishuj!” shkruan Braçe mes të tjerash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t17/06/2021 10:52

Braçe ,me rob shpie ku ti kesh,o plehre e rames.Vetem gjuha e urrejtjes na ka ngelur per keta funderrina.

hamiti17/06/2021 10:51

Nuk po e gjykon njeri pse eshte denuar por pse genjen qe nuk e deklaron o idiot. po ju njesoj jeni te gjithe, mostra. genjeshtra eshte pjese e moralit tuaj dhe nuk ju ben pershtypje,

kadri hasbiu17/06/2021 10:46

ore moter q.... komunist nuk te denon njeri pse kerkon rrogen po ti je me i ndyr se ky ismailaj dhe prandaj te duket pak denimi tij

Shto koment

Denonco