Presidenca e paralajmëroi pas votimit! “Opozita e re” nis pushimet qyl me avion privat

Presidenca e paralajmëroi pas votimit! “Opozita e re” nis pushimet qyl me avion privat

22:21, 16/06/2021
A+ Aa A-

Ashtu siç e kishte paralajmëruar dhe Presidenca, ashtu vërtet ndodhi.

Me eurot që opozitarët e rinj siguruan në xhepat e tyre për shkarkimin e presidentit Meta në parlament, tani nisen për pushime luksoze në një jaht privat.
Përmes një fotografie të publikuar nga vetë ata në rrjetin social, shihet qartë se tre deputetët e “opozitës së re”, Klajdi Qama, Halit Valteri dhe Ylli Shehu po nisen për një udhëtim me avion privat!

Kjo gjë ishte paralajmëruar dhe nga Zëdhënës i Presidentit Republikës Tedi Blushi ,ku më anë të një statusi ai u shpreh fill pas votimit për shkarkimin e Presidentit se, depuetët e rinj do siguronin pushime të reja të shtrenjta qyl.
“Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist, që do të hyjë si rast studimor në historinë botërore të parlamentarizmit, se si një Kuvend pa opozitë, që edhe pse është shkarkuar me votë nga populli, voton për shkarkimin e një institucioni tjetër! 

Asnjë surprizë nga tregtari i kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, partnerët dhe vasalët e oligarkëve, mafia e inceneratorëve, grabitësit e votave, parave dhe të pronave të shqiptarëve, përfshi edhe torollakët e dobishëm, që nuk bënë gjë tjetër sot, veçse plotësuan edhe hapin e fundit të krimit të rëndë zgjedhor të 25 prillit.
Të paktën veç pensionit të përjetshëm, i siguruat edhe për këtë vit një palë pushime qyl!

Bravo ju qoftë, që nuk dolët pa gjë nga kjo shëmti!
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhëtarëve, bashkëpunëtorëve dhe tutorëve të tyre, që punojnë prej vitesh kundër vendit tonë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar.

Një ftesë e sinqertë edhe për kolegët gazetarë: Merruni me gjëra serioze, zbardhjen, hetimin e plotë dhe dënimin e krimeve zgjedhore!”, shprehet Blushi.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Titi17/06/2021 09:05

Ca avion privat do ikin keta barbonat

une17/06/2021 02:50

po habitem se nuk po e shoh prej disaditesh spiropalin dua ti theme dit per dite se sa e zgjuar eshte mbase mbase nuke eshte shume narciziste dhe harin te kuptoje sa mendje ngushte eshte nuk pretendoje te kuptoje se sa ndyresire dhe servile eshte

Landi17/06/2021 01:25

Po ktyre do ja konfiskojne pasurine, apo do quhet ndihme financiare nga shteti per debilet ne nevoje

t17/06/2021 00:02

Ju ngelshin ne fyt eurot me te cilat ju bleu rama o flliqesira te halekuvendit

Eagle16/06/2021 23:16

Turp dhe cinizëm I gjallë. Çdo kosh plehrash do ti kishte zili për shkallën e ndotjes. Çdo hajdut do ti kishte zili për vjedhjen me ligj. Thyefshi qafën dhe ju daltë nga hundët!

Shto koment

Denonco