Drita jeshile nga Hollanda/ Gjipali: Kushtet nuk janë zhdukur, ato do jenë aty

Drita jeshile nga Hollanda/ Gjipali: Kushtet nuk janë zhdukur, ato do jenë aty

17:05, 16/06/2021
A+ Aa A-

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me edicionin e orës 17.00 në Syri Tv, me gazetaren Armela Ferko.  Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv I Lëvizjes Europiane në Shqipëri, komentoi viston që sot qeveria hollandeze i dha Shqipërisë lidhur me negociatat për anëtarësim, për të shkuar përpara në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

‘Po është një lajm pozitiv sigurisht edhe për faktin se Holalnda hyn te grupi i vendeve skeptike në procesin e zgjerimit jo vetëm kundrejt Shqipërisë por edhe vende te Ballkanit Perëndimor.

Sigurisht që është një pengesë për çdo vend për të hedhur hapin e radhës siç ka rezultuar disa herë edhe për Shqipërinë.

Në momentin që tani kemi konfimimin e parlamentit holandez, që ka dritën jeshile për të shkuar në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, kanë ikur edhe dyshimet që kanë ekzistuar gjatë kësaj kohe, për ndonjë bllokim të mundshëm nga vendet anëtare.

Po sigurisht që mbetët çështja e bllokimi të Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Hollanda do një arritje të bindshme si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Hollanda si dhe Gjermania, parlamentet e tyre kanë një rol të rëndësishëm në vendimmarrje, dhe qeveria i paraqet Kuvendit raportin e saj që vetë qeveria hollandeze ka mbi këtë rast.

Fakti që parlamenti e pranoi raportin e qeverisë hollandeze duket se ka një dakordësi.

Vlerësimi që bëhet duhet thënë që këto çështje kanë mbi dy vite që trajtohen. Komisioni Evropian tha që Shqipëria është gati ndërkohë që Hollanda dhe disa vende të tjera ishin skeptike.

Duhet thënë që çështjet të cilat shtrohen përpara Shqipërisë vlerësohen për atë hap të radhës që hidhen.

Ju e dini kemi 15 prioritete. Kushtet nuk janë zhdukur, mbi ato kushte në raportojme mbi hapat që janë bërë.

Elemmtët kryesorë janë reforma në drejtësi, lufta kundër korruspionit, këto janë çësytje që do na shoqëronë përgjatë gjithë negociatave.’

                                               

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Endri fuga shet b*then te rruga16/06/2021 17:28

Ca u be per pronat mer levizes evropian ?

Shto koment

Denonco