Lajçak: Nëse liderët e Ballkanit nuk i besojnë BE-së, të shkojnë diku tjetër

Lajçak: Nëse liderët e Ballkanit nuk i besojnë BE-së, të shkojnë diku tjetër

16:34, 16/06/2021
A+ Aa A-

Miroslav Lajçak ka shtangur gazetarët dhe jo vetëm, me përgjigjen e tij ndaj një pyetje lidhur me besimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për premtimet e BE.

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak në përgjigjen e tij thotë se nëse liderët e Ballkanit Perëndimor nuk i besojnë BE-së, atëhere le të shkojnë diku tjetër.

 

 

Zyrtari i kërkimit në BalkanForum, Samir Behariç pretendon se e ka pyetur Lajçakun saktësishtsi më lart, madje duke i përmendur BE-së edhe premtimet si liberalizimi i vizave të Kosovës apo çeljen e negociatave të Maqedonisë së Veritu, që në fakt përfshin edhe Shqipërinë.

”Është e modës të kritikosh BE në lidhje me liberizimin e vizave, por udhëheqësit e Kosovës duhet të shkojnë në ato vende që po bllokojnë lirinë e udhëtimit dhe të pyesin se si të veprojnë.”- tha Lajçak.

Ndërkohë mediat në Kosovë e kanë cilësuar përgjigjen e Lajçak si arrogante.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

eu bre racisteje17/06/2021 10:44

po ky asht pro rus po ne kosovaret shyqyr qe kemi ameriken dhe gjermanien se saper te tjer nakishin ba sugjuk per qen

Endri fuga shet b*then te rruga16/06/2021 17:45

Shko ne te semes ti dhe evropa

Shqiptari16/06/2021 16:52

Bravo i qoftë! Ka folur tamam si një politikan dhe lider Evropian! Boll u shantazhua BE nga satrapët autoritarë të Serbisë, Shqipërisë dhe Bosnjës!!! Lë të shkojnë jo diku tjetër por le tëshkojnë në halen e gomerëve të Lindjes!

Shto koment

Denonco