Pse po dorëhiqen prokurorët e Tiranës?

Pse po dorëhiqen prokurorët e Tiranës?

14:14, 16/06/2021
A+ Aa A-

Dy prokurorë të Prokurorisë së Tiranës kanë paraqitur sot në mënyrë të papritur dorëheqjen nga detyra.

Granit Shahu dhe Anila Galanxhi kanë paraqitur dorëheqjen e tyre nga posti që mbanin prej kohësh. Të dy prokurorët, kanë kërkuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të largohen nga sistemi i drejtësisë.

Kërkesa është dorëzuar nga vetë prokurori në organin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërsa kërkesa e tij do të shqyrtohet në datën 18 qershor.

Kujtojmë se Shahu ka qenë një ndër kandidatët për ish kryeprokuror, por nuk arriti të shkonte më tej në garën për atë post, pasi u skualifikua nga vettingu.

Burime bëjnë me dije se prokurorja Anila Galanxhi ka dorëzuar dorëheqjen e saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i cili pritet të japë edhe vendim, njësoj si në rastin e Shahut.

Anila Galaxhi e ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si prokurore e Prokurorisë së Vlorës dhe prej vitit 2005, e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

Galanxhi ka pasur seancën e saj të parë në fund të muajit Maj në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, dhe duket se i janë gjetur disa parregullsi, për shkak të të cilave ajo ka dhënë vetë dorëheqjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco