Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Ndikimi rus dhe kinez/ Holanda: Të hapen negociatat, kështu e kontrollojmë më mirë Shqipërinë

Ndikimi rus dhe kinez/ Holanda: Të hapen negociatat, kështu e kontrollojmë më mirë Shqipërinë

13:13, 16/06/2021
A+ Aa A-

Ambasada holandeze në Tiranë konfirmoi se Holanda ka rënë dakord për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Ambasada njofton se shumica e parlamentit ra dakord, dhe shton se procedura do të finalizohet nesër me votimin e mocioneve të mundshme të ngritura nga partitë apo grupet parlamentare.

“Sot, shumica e parlamentit ra dakord që të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, pas miratimit të kuadrit negociator. Procedura do të finalizohet nesër me votimin e mocioneve të mundshme të ngritura nga partitë apo grupet parlamentare.”, njofton ambasada mes të tjerash.

Mustafa Amhaouch nga partia CDA, që dikur kundërshtonte hapjen e negociatave, tha se një arsye pse po bien dakord për çeljen e tyre është ndërhyrja ruse dhe kineze në Ballkan.

Ai tha se po ashtu, procedurat e reja të anëtarësimit nënkuptojnë se kontrolli ndaj vendeve që nisin negociatat është më i lehtë. Procesi mund të shtyhet, anulohet apo të kthehet mbrapsht nëse vendet përkeqësohen apo nuk përmbushin marrëveshjet dhe standardet.

Sjoerd Sjoerdsma nga partia D66 tha se do të duhen të paktën edhe dhjetë vite përpara se Shqipëria të futet në BE. Kundër nisjes së negociatave janë akoma SP, PVV dhe Forumi.

Akoma nuk është e qartë se kur do nisin negociatat me Shqipërinë, shkruan media holandeze. Kjo edhe për shkak se Bullgaria po bllokon nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t16/06/2021 13:38

Po te hapen negociatat e kontrollokan me mire shqiperine?!Po deri tani qe i vune 15 kushte dhe nuk u plotesuan ,nuk e kishin ne kontroll!Apo e lane te bente qejf luçiferrin rama dhe tani mund ta kontrollojne?.Rama as e ka dashur ndonjehere hapjen e negociatave.Edhe po te hapen,ai po njesoj do sillet: harbut dhe fyes me shqiptaret,bythelepires ne kulm me nderkombetaret

Shto koment

Denonco