Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

‘Sa të kem Vuçiçin, për asnjë s’e bëj çiçin’- IRIQI bisedon me Baton Haxhiun

‘Sa të kem Vuçiçin, për asnjë s’e bëj çiçin’- IRIQI bisedon me Baton Haxhiun

13:04, 16/06/2021
A+ Aa A-

Iriqi:- Ngele në Tiranë, po në Prishtinë a shkon ndonjëherë?

Haxhiu:- Shkoj, shkoj, por natën. Nuk më sheh kush as kur shkoj, as kur vij.

Iriqi:- Pse?

Haxhiu:- Se boll kam bërë trazira atje. Ka plot njerëz që duan të më rrahin. Po fat që jam trupmadh e mendohen dy herë kur më afrohen.

Iriqi:- Në Shqipëri shfaqesh si këshilltari i Ramës. Për çfarë këshillash të do ai?

Haxhiu:- Rama nuk pranon këshilla nga askush. Ndaj unë i them çdo ditë mirëmëngjes e mirupafshim. Kaq.

Iriqi:- E për kaq u paguan ai?

Haxhiu:- Unë punoj pa para. Se fitoj diku tjetër. P.sh sjell dikush miell nga jashtë, unë e pres në kufi. Është i imi, them, e fap hyn pa kontroll.

Iriqi:- Pa doganë d.m.th?

Haxhiu:- Doganën e paguajmë cent më cent. Por sjellim p.sh miell pa vlera ushqimore, ose krunde i thonë tirancit. E blejmë 2 lekë, e shesim 100. Fitim marramendës.

Iriqi:- Pra dëmton shëndetin e popullit?

Haxhiu:- Jo, ndihmojmë shëndetin. Të hash krunde është sikur nuk ke ngrënë gjë. Pra, ne marrim paratë e miellit, populli bën dietë pa e kuptuar. Njësoj si të mbushësh stomakun me ajër.

Iriqi:- Pse vazhdimisht kritikon Berishën?

Haxhiu:- Për strategji. Se kështu bëhem lajm. Mbushen TV e gazetat me tituj për mua. Po sulmove luanin, dalin lajme. Po kritikove një tjetër, ka heshtje. Se nuk thuhet që të kafshoi p.sh macja.

Iriqi:- Berisha ka thënë se Millosheviçi ka pohuar që Batoni është i yni. Vërtet?

Haxhiu:- Kështu thotë dhe Vuçiç. Në fakt Berisha e ka zbuluar se përnjimend kështu është. Por nga kjo kam pasur plot të mira.

Iriqi:- Të mira se je spiun?

Haxhiu:- Po. Se po të mos isha, Rama nuk do më merrte këshilltar. Ai e adhuron Vuçiç. Tash nuk kuptohen ku dallojnë të dy. Se dhe Rama dhe Vuçiç i urrejnë kosovarët njësoj. Të dy kanë blerë mediat e të dy nuk lenë zë ndryshe në partitë që i kanë si pronë private. Aq u ekzaltua Rama kur mësoi për mua sa më tha: “Sa të kesh Vuçiçin, për asnjë mos e bëj çiçin”.

Iriqi:- Beson se Rama e fitoi me meritë mandatin e tretë?

Haxhiu:- As ai nuk e beson. Po e vodhi sa për histori. Për ca muaj më tha. Besoj se vitin tjetër do ketë prapë zgjedhje.

Iriqi:- Pse?

Haxhiu:- Se qeverisja e tretë e Ramës është si mielli im. Krunde i thonë tirancit. Pa mend e pa vlera. Veturë plot shkëlqim, por pa motor. I punon veç boria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco