HARTA/ Si po spastrohen kryebashkiakët e Ramës nga dekriminalizimi

HARTA/ Si po spastrohen kryebashkiakët e Ramës nga dekriminalizimi

11:57, 16/06/2021
A+ Aa A-

Largimi i kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj do ta çojë në 6 numrin e bashkive që drejtohen pa kryetarët e zgjedhur. Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina dhe Dibra janë 5 nga 61 bashkitë që aktualisht drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të zgjedhur nga qytetarët.

Ndonëse në zgjedhjet e vitit 2019 shkodranët ia besuan Valdrin Pjetrit drejtimin e Bashkisë Shkodër, ai dha dorëheqjen nga marrja e detyrës, për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizimit. Për pasojë Voltana Ademi, me mandat të përfunduar kushtetues prej gati dy vjetësh, vazhdon të drejtojë bashkinë më të madhe në Veri të vendit. Pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, për shkak të një deklarate të pakujdesshme, kryetarja e zgjedhur e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, dha dorëheqjen. Ajo u zëvendësua fillimisht në postin e nënkryetares e më pas atë të kryetares nga Emirjana Sako.

Edhe Bashkia e Vorës, për shkak të problemeve të Agim Kajmakut me deklarimin e formularit të dekriminalizimit, pas një kalvari të gjatë emërimesh shkarkimesh e dorëheqjesh të drejtuesve të emëruar të saj, ka sot një tjetër të emëruar dhe jo të zgjedhur, Gentian Picarin.

Pas ndarjes së papritur nga jeta të kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, sot ajo drejtohet nga nipi i tij, Edision Memolla, i cili mësohet se nuk ka mbajtur më herët ndonjë post në këtë bashki. Dionis Imeraj, ish-kryetari i Bashkisë Dibër, dha dorëheqjen pak javë më parë për shkak të kandidimit të tij për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Aktualisht kryetar i bashkisë në detyrë është Shkëlqim Murrja.

Gjatë këtyre dy viteve Partia Demokratike ka akuzuar edhe disa kryebashkiakë të tjerë socialistë se janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Presidenti Meta nuk ka dekretuar asnjë datë për zgjedhje të pjesshme në bashkitë ku mungon kryetari për shkak se ai i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Më 23 qershor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të vitit 2019. 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco